‘Goditje’ e rëndë për KQZ-në: Kjo është skandaloze

  • 25 October 2019 - 15:15
‘Goditje’ e rëndë për KQZ-në: Kjo është skandaloze

“Votat e tyre kishin ardhur edhe në mënyrë të paligjshme. Ky është skandal e përtej skandali. Me çdo kusht po tentohet që Lista serbe dhe Nisma të bëhen pjesë e Qeverisë Kurti. LVV dhe LDK në asnjë mënyrë nuk duhet ta pranojnë një gjë të tillë. Çfarë tallje është kjo? Numëro dhe rinumëro vota qe gati 3 javë? Dikush në KQZ duhet të jep përgjegjësi për këtë skandal”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Edhe pse e ndezën alarmin e madh për rrezikun që kanosej nga helmimi me zarfet e zotave të ardhura nga Serbia, Komisioni qendror i zgjedhjeve i ka numëruar të njëjtat, pavarësish kërkesave për suspendim të tyre si të pa rregullta që kanë ardhur nga disa subjekte politike. Krejt kjo për shkak se veç rrezikut nga dyshimi për bartje të helmeve, nuk janë ndjekur rrugët ligjore të dërgimit dhe dorëzimit të tyre në KQZ, që është votimi përmes postës, por ato janë sjellë në pako fizike nga persona fizik.

Nga ana tjetër, për vonesë një ditore, KQZ ditë më parë ka anuluar mijëra vota të qytetarëve kosovarë nga diaspora, rreth 5000 sosh, edhe pse të njëjtit kishin votuar brenda afatit ligjor, por vonesa e udhëtimit të pakove kishte ndodhur për shkaqe objektive të procedurave postare.

Image
Faik Krasniqi

Lidhur me këtë, analisti politik, Faik Krasniqi e ka cilësuar sjellje skandaloze të KQZ-së dhe skajshmërisht të pa pranueshme e diskriminuese ndaj votës së shumicës shqiptare, dhe zbatim të ligjit me dy kute- standarde të dyfishta që nuk do të duhej lejuar në një institucion serioz dhe profesional.

”KQZ-ja po përdorë standarde të dyfishta. Rreth 5 mije votat e diasporës vendosi që mos t'i numëroje, kurse votat e helmuara nga Serbia t'i numërojë. Kjo nuk ndodh në asnjë shtet të botës. Nuk e kuptoj se për interesat e kujt është duke punuar KQZ-ja. Pse të refuzohen votat e njerëzve që dërgojnë para ne vendlindje, dhe sa herë vijnë këtu shpenzojnë me mijëra euro, ndërsa pranojnë t'i numërojnë votat e helmuara të ardhura nga Serbia”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Krasniqit, aq më e pa drejtë dhe skandaloz është futja në proces dhe numërim të votave të ardhura nga Serbia si të rregullta, derisa ato nuk kanë ardhur sipas procedurës së përcaktuar me ligj. 

Ai dyshon se kjo lojë e kundërligjshme është luajtur me qëllim të futjes “dhunshëm” në Qeveri të Listës serbe dhe të koalicionit NISMA-AKR-PD.

“Votat e tyre kishin ardhur edhe në mënyrë të paligjshme. Ky është skandal e përtej skandali. Me çdo kusht po tentohet që Lista serbe dhe Nisma të bëhen pjesë e Qeverisë Kurti. LVV dhe LDK në asnjë mënyrë nuk duhet ta pranojnë një gjë të tillë. Çfarë tallje është kjo? Numëro dhe rinumëro vota qe gati 3 javë? Dikush në KQZ duhet të jep përgjegjësi për këtë skandal”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)