Një ushtar rus vret tetë ushtarë të tjerë

  • 25 October 2019 - 16:44
Një ushtar rus vret tetë ushtarë të tjerë

Një ushtar rus vrau tetë ushtarë të tjerë dhe plagosi dy në një bazë në rajonin Zabaikale të Siberisë.

Lajmi u konfirmua nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Sipas saj, ushtari mund të ketë pësuar sulm nervor kur ka nisur të shtënat.

Ushtari – emri i të cilit nuk është bërë publik – po e ruante bazën në atë kohë.

Një komision i posaçëm, i udhëhequr nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Andrey Kartapolov, u tha se është nisur drejt vendit ku ka ndodhur incidenti.

(Kosova Sot Online)