Sot Gjykata i dënoi, por si e kishin sulmuar Xhavit Haliti e Gani Dreshaj deputetin e LDK’së në Kuvend

  • 25 October 2019 - 17:27
Sot Gjykata i dënoi, por si e kishin sulmuar Xhavit Haliti e Gani Dreshaj deputetin e LDK’së në Kuvend

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, dhe Gani Dreshaj i AAK’së janë dënuar sot me nga njëmijë e dyqind e pesëdhjetë euro gjobë, për rastin e sulmit brenda sallës së Kuvendit ndaj deputetit të LDK’së, Arben Gashit.

Në vendimin e Gjykatës thuhet  se Xhavit Haliti shpallet fajtor pasi që e kishte sulmuar duke e shtyrë me bërryl të dëmtuarin Arben Gashi.

Derisa, Gani Dreshaj shpallet fajtor pasi që me dashje e ka kanosur deputetin Arben Gashi, duke i thënë “kom me ta prish fytyrën”, me ç’rast te i njëjti ka shkaktuar ndjenjën e frikës dhe të ankthit.

(Kosova Sot Online)