Gjykata Supreme merr vendim që të numërohen votat e mërgatës që KQZ tha se kanë ardhur me vonesë

  • 25 October 2019 - 20:06
Gjykata Supreme merr vendim që të numërohen votat e mërgatës që KQZ tha se kanë ardhur me vonesë

Gjykata Supreme e Kosovës merr vendim që të numërohen të gjitha votat e mërgatës, për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se kanë ardhur me vonesë. Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook, ka thënë se të gjitha ato vota, me vendim të Gjykatës Supreme, do të numërohen dhe do të bëhen pjesë e rezultatit të zgjedhjeve.

Tutje në njoftim thuhet se e drejta e votës garantohet me kushtetutë dhe nuk mund të mohohet me justifikime teknike. 

“E drejta e votës si e drejtë kushtetuese, është e garantuar dhe nuk mund të mohohet me justifikime teknike që bien ndeshë me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës”, thuhet në njoftimin e VV’së.

Sipas tyre, Gjykata Supreme shmangi një padrejtësi të madhe.

“Andaj, Gjykata Supreme shmangi një padrejtësi të madhe, e konfirmoi një të drejtë kushtetuese të mijëra votuesve nga mërgata”, shkruhet në njoftim.

Vetëvendosje kërkon që menjëherë të fillojë shqyrtimi dhe numërimi fletëvotimeve në mënyrë që vullneti i mërgatës të përshihet në rezultatin përfundimtar.

“Kërkojmë që pa humbur kohë të fillojë shqyrtimi dhe numërimi i këtyre fletëvotimeve, që vullneti i votuesve nga mërgata të përfshihet në rezultatin përfundimtar”, përfundon njoftimi.

(Kosova Sot Online)