Fotot prekëse: Njeriu që e përktheu raportin për Deharin shpërthen në lot

  • 25 October 2019 - 20:30
Fotot prekëse: Njeriu që e përktheu raportin për Deharin shpërthen në lot

Ismail Ismaili, përkthyesi i raportit për vdekjen e Astrit Deharit, thotë se s’ka pasur kohë të mjaftueshme për përkthim, mohon zërat për tendenca në keq interpretim

Ai ishte kontaktuar për të shkuar në Prokurori që të marrë një dokument.

Bëhet fjalë për raportin e ekspertizës për rastin e vdekjes së Astrit Deharit, të përpiluar në gjuhën frënge, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë. 

Ismaili menjëherë ishte nisur drejt prokurorisë.

E me të parë raportin e emrin e Astrit Deharit në të, kishin filluar edhe emocionet ta kaplonin.

Atë ndjenjë e kishte edhe sot, ku nuk mundi t'i përmbajë lotët.

(Kosova Sot Online)