Vendimi i BE’së për shtyrjen e Brexit’it pritet javën e ardhshme

  • 25 October 2019 - 22:58
Vendimi i BE’së për shtyrjen e Brexit’it pritet javën e ardhshme

Përfaqësuesit e 27 vendeve të Bashkimit Europian, të mbledhur sot në Bruksel, e shtynë për javën e ardhshme një vendim për afatin e shtyrjes së Brexit-it, bënë të ditur burime europiane.

Negociatori i Bashkimit Europian për Brexit, Michel Barnier i cilësoi “të shkëlqyera” diskutimet e ditës së sotme.

“Puna do të vazhdojë në ditët e ardhshme “, theksoi një zëdhënës i Komisionit Europian.

Sipas disa burimeve europiane, një takim tjetër do të zhvillohet të hënën ose të martën për të finalizuar një vendim mbi zgjatjen e afatit shtesë të Brexit-it, ndërkohë që një votim pritet në Parlamentin britanik për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme propozuar nga kryeministri britanik, Boris Johnson.

(Kosova Sot Online)