Mjekët thanë se do të vdiste, foshnja zgjohet nga koma dhe i buzëqesh babait

  • 26 October 2019 - 09:00
Mjekët thanë se do të vdiste, foshnja zgjohet nga koma dhe i buzëqesh babait

Një foshnjë 10-muajshe në Britani të Madhe i ka habitur mjekët pasi u zgjua nga koma, gjendje në të cilën kishte qëndruar pesë ditë. Ndonëse mjekët kishin parashikuar që djali i vogël nuk do të mund të mbijetonte, ai u zgjua nga koma dhe i buzëqeshi babait të tij.

Prindërit e djalit me emrin Michael, Stuart dhe Emma Labuschagne, ishin përgatitur për më të keqen, kur djali i tyre vuante nga një problem në zemër vetëm 14 javë pas lindjes. Ai ishte dërguar me urgjencë në spital më 16 mars pasi nuk mund të merrte frymë.

“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë dhimbjen që e kemi ndier në atë moment. E shihnim foshnjën tonë pa frymë kur zemra e tij pushoi dhe mjekët përpiqeshin t’ia shpëtojnë jetën. Në atë moment nuk mendoja se Michael-i do t’i dilte”, tha njëri nga prindërit.

Megjithatë, djaloshi i vogël i mbijetoi sulmit që zakonisht i mbijetojnë vetëm 7 për qind e pacientëve. Mjekët u thanë prindërve se fëmija nuk di të mund të kishte vetëdije më, por ai jo vetëm që i hapi sytë, por edhe ia fali babait një buzëqeshje të ëmbël.

Të lumtur që djali i tyre ishte gjallë, prindërit morën vesh se fëmija vuante nga një tumor i rrallë në zemër, i njohur si fibroma kardiake. Kjo gjendje bën që zemra të rrahë më shpejt se ritmi normal i saj.

Pavarësisht përmirësimit të gjendjes, djaloshi ka nevojë për një operacion, ndërsa prindërit e kanë hapur një llogari në internet për t’i mbledhur mjetet e nevojshme për këtë ndërhyrje, shkruan “Fox13”.

(Kosova Sot Online)