Dënimi për sulmin ndaj Arben Gashit, reagon avokati i Xhavit Halitit

  • 26 October 2019 - 09:20
Dënimi për sulmin ndaj Arben Gashit, reagon avokati i Xhavit Halitit

Kujtim Kerveshi i cili është avokat i ish-deputetit të PDK-së, Xhavit Halitit, ka thënë se do ta kundërshtojë dënimin e shqiptuar nga Gjykata ndaj këtij të fundit.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka dënuar dy ish-deputetët, Xhavit Halitin dhe Gani Dreshajn, për sulmin ndaj deputetit të LDK-së, Arben Gashi.

Ndërsa avokati Kerveshi ka theksuar se pasi të plotësohen kushtet ligjore, do ta kundërshtojnë dënimin e shqiptuar nga kjo Gjykatë.

“E vërteta është se nuk është mbajtur seancë, as nuk janë dhënë provat akoma. Xhavit Haliti as që e ka pranuar atë vendim”.

“Këto standarde të Drejtësisë mund t’i gjeni vetëm në Kosovë. Te këto lloj vendimesh mund të ushtrohet Kundërshtim, të cilin do ta bëjmë pasi të plotësohen kushtet ligjore”.

(Kosova Sot Online)