Tre persona sulmojnë një filal banke në Drenas

  • 26 October 2019 - 11:28
Tre persona sulmojnë një filal banke në Drenas

Sot në mëngjes është sulmuar një filal banke në Drenas. Banka dyshohet se është sulmuar nga tre persona. Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se Policia ka dal në vend-ngjarje dhe ka bërë vend-shikimin duke mbledhur dëshmitë që janë të nevojshme për të zbardhur rastin.

“Sot, më 26.10.2019, rreth orës 04:12min., në Drenas, dyshohet se nga tre të dyshuar është sulmuar një filial i një banke. Të dyshuarit kanë arritur të thyejnë një xham dhe dyshohet se kanë depërtuar në brendi. Policia ka dal në vend-ngjarje dhe ka bërë vend-shikimin duke mbledhur dëshmitë që janë të nevojshme për të zbardhur rastin”, ka thënë Krasniqi.

(Kosova Sot Online)