Thaçi: Skena politike e Kosovës e gatshme për dialog me Serbinë

  • 26 October 2019 - 11:30
Thaçi: Skena politike e Kosovës e gatshme për dialog me Serbinë

Presidenti Hashim haçi ka kërkuar anëtarësim në BE për gjithë vendet e Ballkanit. Ka thënë se skena politike e Kosovës është e gatshme të vazhdojë bisedimet me Serbinë në ndërmjetësim të SHBA’së dhe BE’së për marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Shefi i Shtetit, Hashim Thaçi, ka thënë se para 20 viteve ka përfunduar tragjedia. Ai ka thënë se një marrëveshje Kosovë-Serbi do të eliminonte njëherë e përgjithmonë një tragjedi të re.

“Jemi të vetëdijshëm për hamendjet dhe dyshimet të Brukselit ndaj vendeve të Ballkanit Perendimor”, ka thënë Presidenti në Forumin e Paqes që po mbahet në Tiranë.

Ai është ankuar se Kosova bën pjesë në vendet që BE ua ka bërë të padrejtë sikurse ka ndodhur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Kjo nuk shkakton hamendje se çka duhet të bëjmë dhe si të sillemi me BE’në. NE duam të bëhemi shtet anëtare të BE’së. S’duam pakt tjetër”, ka thënë ai.

 “Dialogu nuk ka alterantivë. Përkundrazi, përshpejton procesin në integrimet euoatlantike”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot Online)