Orbani përkrah ofensivën turke në Siri

  • 26 October 2019 - 11:39
Orbani përkrah ofensivën turke në Siri

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, e ka çmuar ndërhyrjen ushtarake të Turqisë në Siri dhe ka thënë se vendi i tij do të ofrojë ndihmë për parandalimin e një vale të re të refugjatëve që kërkojnë strehim në Evropë.

Lideri i së djathtës ekstreme tha të premten se Bashkimi Evropian duhet t’i japë ndihma financiare Turqisë për ta zhvilluar infrastrukturën në zonën e kontrolluar nga Turqia në pjesën verilindore të Sirisë.

Për më tepër, ai për radion publike hungareze tha: “Më shumë se tre milionë imigrantë mund të largohen nga Turqia dhe të nisen drejt Evropës përmes rrugëve të Ballkanit.

“Më pas, njëqind mijë do të shkojnë në Greqi nga Turqia, nga Greqia në Ballkan dhe nga Ballkani në kufijtë hungarezë ose kroatë”, tha ai.

Ankaraja e nisi ofensivën ushtarake në Siri më 9 tetor për t’i larguar forcat kurde nga brezi kufitar mes dy vendeve.

Turqia dhe Rusia tashmë kanë arritur marrëveshje për armëpushim dhe për patrulla të përbashkëta në zonat që më parë kontrolloheshin nga forcat kurde dhe grupet aleate të Shteteve të Bashkuara, shkruan “Free Europe”.

(Kosova Sot Online)