Elezi: Duhet të presim vendimin e PZAP-it për votat nga diaspora për të shpallur rezultatet

  • 26 October 2019 - 11:50
Elezi: Duhet të presim vendimin e PZAP-it për votat nga diaspora për të shpallur rezultatet

Valmir Elezi, zëdhënës për media në KQZ, tha se ata do të presin vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në lidhje vendimin e Gjykata Supreme për numërimin e 4 mijë e 639 votave nga diaspora.

“Sipas vendimit, PZAP-i duhet të rivendos lidhur me çështjen në fjalë. KQZ-ja do të pret vendimmarrjen e këtij institucioni dhe sigurisht se sikurse në të kaluarën do të veprojë në përputhje me vendimin e tij”.

Elezi sot para mediave tha se KQZ nuk mundet të bëjë shpalljen e rezultateve përfundimtare nëse PZAP nuk merrë një vendim.

“Po sigurisht se tashmë nuk është në dorën e KQZ-së kjo gjë, pasi varemi nga vendimmarrja e një institucioni tjetër. Do të presim vendimin për të proceduar më tej”, tha Elezi.

(Kosova Sot Online)