Albin Kurti: Kemi nevojë për marrdhënie të mira fqinjësore

  • 26 October 2019 - 12:19
Albin Kurti: Kemi nevojë për marrdhënie të mira fqinjësore

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po merr pjesë në Samitin e Paqes së Evropës Juglindore që po mbahet në Tiranë.

Kurti në fjalimin e tij ka thënë se vendet e ballkanit kanë nevojë për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe të luftohet pabarazia dhe padrejtësia.

“Para 30 vjetëve ka rënë muri që na ndante dhe mori fund Lufta e Ftohtë. Mirëpo, sot, kemi ftohtësi pa luftë e diku edhe me luftë, e në vend të një Muri të Madh kemi shumë mure të vegjël që na ndajnë midis nesh e brenda nesh. Për paqe kemi nevojë kudo dhe tërë kohën. Sepse ajo është mundësia që njerëzit, qytetarët, popujt, shoqëria të lulëzojnë. Ama paqja ka nevojë që të luftojmë varfërinë e papunësinë, pabarazinë e padrejtësinë. Dhe, ka nevojë për marrëdhënie të mira fqinjësore midis vendeve tona duke i bërë aktive vlerat dhe interesat e përbashkëta, drejt BE-së e NATO-s, për zhvillim, mirëqenie e siguri. Ballkani perëndimor dhe Bashkimi Evropian janë shumë të rëndësishëm për njëri-tjetrën.” Ka thënë Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti ka mbërritur mbrëmë në Tiranë ku është raportuar se ai ka mbajtur një takim disa orësh me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama ku kanë diskutuar çështje të ndryshme mes dy shteteve.

(Kosova Sot Online)