Sot nis rinumërimi i katër vendvotimeve, për votat e diasporës pritet vendimi nga PZAP

  • 26 October 2019 - 12:51
Sot nis rinumërimi i katër vendvotimeve, për votat e diasporës pritet vendimi nga PZAP

 Në mesnatë ka përfunduar procesi i numërimit të votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta në QNR.

Sot, sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, do të vazhdohet me rinumërim të 4 vendvotimeve për të cilat KQZ-ja vendosi në mbledhjen e së premtes.

Sa i përket vendimit të Supremes për votat e ardhura me vonesë nga diaspora, Elezi ka thënë se tani pritet që PZAP të marrë vendim për numërim të tyre.

(Kosova Sot Online)