Biologu rus akuzohet se e ka kaluar kufirin etik gjatë studimit të gjeneve

  • 26 October 2019 - 14:47
Biologu rus akuzohet se e ka kaluar kufirin etik gjatë studimit të gjeneve

Biologu dhe specialist rus i ADN-së, Denis Rebrikov, këtë verë e bëri të ditur ambicien e tij që t’i modifikojë gjenetikisht embrionet e njerëzve për shtatzëni duke e përdorur një teknikë të quajtur “CRISPR”.

Këtë muaj, ai tha se do t’i fillojë eksperimentet laboratorike për modifikimin e qelizave vezë me qëllimin e vetëm që ta shkaktojë një mutacion që e sjellë shurdhimin.

Rebrikov e ka siguruar botën se nuk do të shkojë më tutje, për shembull, që t’i përdorë këto gjene për ndonjë shtatzëni të mundshme, derisa nuk merr leje nga autoritetet ruse.

Ministria ruse e shëndetësisë ka reaguar ndaj planeve të tij, duke thënë se është shumë herët që të linden foshnja me gjene të edituara.

Tërë kjo erdhi më pak se një vit pasi shkencëtari kinez, He Jiankui, nxiti debat të gjerë për shkak të eksperimenteve kundërthënëse me gjenomin njerëzor kur njoftoi për lindjen e dy vajzave binjake me gjene të edituara.

Puna e tij kishte bërë që Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe shkencëtarët në mbarë botën të kërkonin që ekspertët të vendosin vija të kuqe kur bëhet fjalë për përdorimin e teknologjisë së re për ndryshimin e AND-së së njeriut në laborator, shkruan “Free Europe”.

(Kosova Sot Online)