Besnik Tahiri thotë se reforma lokale ka sukses kur ka bashkëpunim ndërinstitucional

  • 26 October 2019 - 15:53
Besnik Tahiri thotë se reforma lokale ka sukses kur ka bashkëpunim ndërinstitucional

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore , Besnik Tahiri ka thënë se reforma lokale ka sukses kur ka bashkëpunim ndërinstitucional.

Tahiri në cilësin e Kryetarit të Asociacionit Chevening të Kosovës ka prezantuar në Konferencën rajonale me titull ‘Gjelbrimi i sjelljes ndaj mjedisit jetësor’ të organizuar nga Asociacioni i Burësistëve Chevening të Maqedonisë së Veriut.

“Në fjalën time theksova se secila reform kërkon funksionalizim e trekendshit qeveri qendrore/komuna; organizata vendore e nderkombetare dhe sektorin privat. Ndërkaq zbatimi është i mundëshum vetëm kur niveli lokal ka kapacitete të plota”, ka shkruar ai në Facebook.

(Kosova Sot Online)