Kamenicë, serbi i dehur e djeg malin e fshatit

  • 27 October 2019 - 12:06
Kamenicë, serbi i dehur e djeg malin e fshatit

Më datë 25.10.2019 rreth orës 19:10 në fshatin Meshinë të Kamenicës është raportuar se një serb pasi ishte në gjendje të dehur i ka vënë zjarrin disa shkurreve.

Si pasojë e zjarrit, në të është përfshirë edhe mali i fshatit.

Njësia e zjarrfikësve ka intervenuar, ndërsa njësia policore është duke hetuar rastin.

(Kosova Sot Online)