Mori 16 plumba në trup, eci në këmbë për t’u trajtuar në spital

  • 27 October 2019 - 13:21
Mori 16 plumba në trup, eci në këmbë për t’u trajtuar në spital

Policia e Filadeflias së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka njoftuar se një burrë që u godit 16 herë me armë në të gjithë trupin e tij, eci deri tek dhoma urgjente spitalore për trajtim dhe pritet t’iu mbijetojë plagëve.

Rasti ndodhi pak para orës 12.30 të së premtes në bllokun 1700 të rrugës Tilghman në seksionin Kensington të qytetit.

Policia gjeti 23 gëzhoja plumbash në vendngjarje, por asnjë viktimë. Rreth 15 minuta më vonë, ata u kontaktuan nga Spitali Universitar Temple në lidhje me një viktimë, i cili po trajtohej atje.

Burri u qëllua pesë herë në anën e djathtë, dy herë në ijën e majtë, tre herë në pjesën e sipërme të kraharorit, një herë në shpatullën e djathtë, një herë në anën e djathtë të qafës dhe katër në parakrahë, njoftoi Philadelphia Inquirer.

Një fqinj rrëfeu se kishte dëgjuar gjuajtjen e një armeje me shurdhuese, të cilën e krahasonte me një ‘mitraloz’, e ndodhur në mes të natës.

Fqinji, sipas medieve ndërkombëtare, gjithashtu dëgjoi një burrë duke bërtitur dhe zhurmën e një makine duke u larguar.

Kryeinspektori i policisë, Scott Small, i tha CBS Philadelphia-s se 27-vjeçari i ishte nënshtruar një operacioni dhe ishte në gjendje kritike, por pritej të mbijetonte.

Identiteti i viktimës nuk është bërë publik ende.

Deri më tani, nuk janë bërë arrestime në lidhje me rastin, por autoritetet po kontrollojnë kamerat e sigurisë për të siguruar të dhëna.

(Kosova Sot Online)