Trump ka siguruar vetëm 16 për qind të tokës për ndërtimin e murit

  • 27 October 2019 - 14:17
Trump ka siguruar vetëm 16 për qind të tokës për ndërtimin e murit

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, e ka siguruar vetëm 16 për qind të pronave private në Teksas për ta ndërtuar murin përgjatë kufirit me Meksikën, duke e vënë në dyshim mundësinë për ta plotësuar premtimin e tij të famshëm.

Nga 166 miljet e murit të planifikuar për ndërtim në territorin e Teksasit, ndërtimi i ri ka përfunduar vetëm në dy për qind të kësaj gjatësie. Vetëm katër milje të këtij plani ndodhen në sipërfaqe publike, ndërsa pjesa tjetër ndodhet në prona private.

Të përballur me presion të madh për ta përmbushur zotimin e presidentit, zyrtarët e qeverisë kanë vendosur që punimet t’i vendosin në pjesën që ndodhet nën kontrollin e shtetit, kryesisht në shkretëtirë.

Qeveria ka filluar të kërkojë leje nga pronarët e tokave për leje për vizita në fermat e tyre për vëzhgimin e terrenit përgjatë kufirit të gjatë të Teksasit. 

David Acevedo, njëri nga pronarët e tokave në brezin kufitar, tha se nuk dëshiron ta humbë pronën që gjyshi i tij e kishte blerë para më shumë se një shekulli. Ai u ka dhënë leje zyrtarëve për ta vëzhguar vendin, por nuk dëshiron që në tokën e tij të ndërtohet mur i lartë nga hekuri.

“Dua siguri kufitare. Le t’i vendosin disa kamera, sensorë, le të dërgojnë më shumë policë dhe le t’i furnizojnë ata me dronë, por ne s’kemi nevojë për mur”, tha ai.

Deri tash, qeveria i ka siguruar rreth 10 miliardë dollarë nga taksapaguesit amerikanë për ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën, shkruan “Independent”.

(Kosova Sot Online)