Godet ish agjenti i SHIK-ut, paralajmëron shuarjen e këtyre partive në Kosovë

  • 28 October 2019 - 07:46
Godet ish agjenti i SHIK-ut, paralajmëron shuarjen e këtyre partive në Kosovë

"Sa i përket PSD-së, e cila në mënyrë jo të ndershme kanë fituar mandate të deputetëve dhe poste të kryetarëve të komunës në emër të LV, dhe janë nda nga Vetëvendosja me instruksione nga jashtë për ta shpartalluar LVV, rënia e tyre nuk më befason aspak. E kam pritur se kanë mu tret në harresë dhe ketë ua kam than disa herë personalisht edhe disa deputetëve, miqve të mi që kishin kaluar jo ndershëm në PSD”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

NISMA, AKR dhe PSD-ja dështuan që në zgjedhjet e 6 tetorit të kalojnë pragun prej 5%, ani pse ishin në koalicione të ndryshme. Dështimin më të madh në këto zgjedhe përveç se e kanë pasur këto parti, rënie të madhe ka pasur kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti , i cili në vitin 2017 kishte marrë 75 mijë vota, ndërsa tani mbi 2 mijë vota.

Image
Naim Miftari

E lidhur me dështimin e madh të këtyre partive, për “Kosova Sot Online”, ka folur ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai tha se qytetari i Kosovës ua tregoi vendin në zgjedhjet e fundit Limajt, Ahmetit dhe Pacollit.

"Nisma ka qenë një pjesë e PDK-së, por i humbi hapat dal-ngadalë sidomos mbetja në pushtet dhe mos kritikat e gjendjes së mjerueshme në Kosovën e varfër e larguan dal ngadalë nga votuesit e vet dhe i kushtuan shtrenjtë. Sa i përket AKR-së ajo s'ka qen kurrë parti e mirëfilltë politike, por ka qenë parti private e Behgjet Pacollit, i cili herë si bisht i PDK-së Thaçit e herë i LDK-së ka notuar në ujërat e ndotura politike të Kosovës dhe pushtetin e ka shfrytëzuar vet Pacolli për bizneset e tij private në Azi dhe në Afrikë. Me Pacollin si ministër i jashtëm Kosova ka humbur shumë në spektrin ndërkombëtar sidomos në njohje të reja", tha Miftari për "Kosova Sot Online".

Tutje, Miftari tha se ashtuquajtura PSD e Shpend Ahmetit, do të tretet në harresë.

"Sa i përket PSD-së, e cila në mënyrë jo të ndershme kanë fituar mandate të deputetëve dhe poste të kryetarëve të komunës në emër të LV, dhe janë nda nga Vetëvendosja me instruksione nga jashtë për ta shpartalluar LVV, rënia e tyre nuk më befason aspak. E kam pritur se kanë mu tret në harresë dhe ketë ua kam than disa herë personalisht edhe disa deputetëve, miqve të mi që kishin kaluar jo ndershëm në PSD”, shtoi Miftari për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës nuk mundet më një parti politike që t’i mashtrojë.

"Zgjedhjet e 6 tetorit janë Game Over me votuesit, dhe qytetarët e Kosovës më nuk mundet një parti politike të notoj më me gënjeshtra, polemika e propoganda Kosovës i duhet zgjedhje e problemeve sociale ekonomike, politike. Populli i Kosovës ka filluar të mendojë me kokë të vet e jo çka i proklamon propaganda 24 orë në ditë nga PDK-ja në pushteti përmes RTK-së dhe Baton Haxhiut", potencoi Miftari.

Ai tha se pret që në zgjedhjet e ardhshme PDK të ketë edhe më shumë rënie.

"Sa i përket PDK-së pres se zgjedhjet e ardhshme kanë me humb edhe 40/50% të votuesve të vet pasi nuk dot jenë më në pushtet dhe do ta paguaj shtrenjtë keq qeverisjen dhe gjendjen e mjerueshme që e kanë sjellë në Kosovë deri diku duke qen në pushtet bashkë me LDK dhe AAK....Qytetari dhe votuesi i Kosovës do të kërkoj rezultate edhe nga partitë fituese nëse sillen si këta të tjerët gjer sot edhe fituesit e tanishëm do të dënohen me vota në zgjedhjet e ardhshme sikur u dënuan tani PDK,  dhe koalicionin AAK-PSD dhe koalicioni NISMA-AKR....", përfundoi Miftari për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)