Trump shkon për të shikuar ndeshje bejsbolli, tifozët brohorasin: “Mbylleni në burg!”

  • 28 October 2019 - 08:43
Trump shkon për të shikuar ndeshje bejsbolli, tifozët brohorasin: “Mbylleni në burg!”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kishte thënë më parë se ka pasur shumë oferta nga klube të njohura të bejsbollit për t’u bërë pjesë e tyre kur ka qenë i ri, por se ai i kishte refuzuar ato sepse nuk i kishin ofruar para të mjaftueshme. Të dielën, bejsbolli u hakmor ndaj tij.

I pari i Shtëpisë së Bardhë shkoi për ta përcjellë ndeshjen e bejsbollit mes klubeve Washington Nationals dhe Houston Astros, e cila u luajt në një stadium që ndodhet afër qeverisë amerikane. Kur presidenti u shfaq në ekranin e madh të stadiumit, tifozët brohoritën me zë të lartë kundër tij. Kjo ndoshta ishte e pritshme, sepse e njëjta gjë u kishte ndodhur edhe ish-presidentëve Jimmy Carter, Ronald Reagan, Richard Nixon dhe George Bush.

Sidoqoftë, ajo që ndodhi më pas ishte paksa më personale në qytetin që kryesisht e voton Partinë Demokratike. Tifozët filluan të thërrisnin “Mbylleni në burg!”, e cila i referohet thirrjes që i kushtohej Hillart Clinton-it në tubimet e organizuara nga presidenti gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016.

Kreu i shtetit u largua nga stadium para se të përfundonte ndeshja, ndonëse nuk ishte e qartë nëse ai e bëri këtë për shkak se ishte i pakënaqur me reagimin e tifozëve, humbjen e ekipit “Washington Nationals” apo thjesht dëshiroi t’i shmanget tollovisë në trafik.

Ai shkoi në stadium me bashkëshorten e vet, Melania Trump-in, dhe disa politikanë të Partisë Republikane, përfshirë Lindsey Graham-in, Matt Gaetz-in dhe David Perdue-n, shkruan “The Guardian”, transmeton 

(Kosova Sot Online )