Sherri për pronën, plagos me thikë kushëririn

  • 28 October 2019 - 09:33
Sherri për pronën, plagos me thikë kushëririn

Një tjetër konflikt për motive pronësie ka ndodhur në Tiranë.

 Sipas policisë R. H., 44 vjeç, banues në Tiranë është vënë në pranga pasi në vendin e quajtur kodër Kashar 2, ky shtetas pas një konflikti për motive pronësie, ka plagosur me mjet prerës në trup kushëririn, shtetasin K. H., 36 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdes mjekësor.

Materialet iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”.

(Kosova Sot Online)