Piktura e gjetur në kuzhinë shitet me çmim rekord

  • 28 October 2019 - 10:04
Piktura e gjetur në kuzhinë shitet me çmim rekord

Një pikturë që kishte humbur para shumë kohësh, e bërë nga një artist i njohur italian, ishte gjetur e varur në kuzhinën e një plake franceze. Ajo u shit për një çmim rekord prej 24 milion eurosh në ankand.

Piktura e titulluar “Krishti i ngacmuar”, e punuar nga artisti italian i periudhës së Para-renesancës, Cimabue, u gjet muajin e kaluar në Francë. Pritej që ajo të shitej në ankand me një çmim prej gjashtë milionë dollarësh.

Megjithatë, suksesi në ankand shkoi shumë përtej pritjeve, duke e arritur katërfishin e çmimit të parashikuar fillimisht.

Sipas zyrtarëve të shtëpisë së ankandeve “Acteon”, kjo shumë, e paguar nga një blerës anonim nga Franca veriore, është shifra më e madhe që është ofruar ndonjëherë për një pikturë të Mesjetës në një ankand.

“Kur një vepër unike e një piktori të rrallë, siç është Cimabue, hidhet në treg, ju duhet të jeni të përgatitur për befasi”, tha zyrtari në këtë shtëpi ankandesh, Dominique Le Coent.

Pronarja paraprake e pikturës mendonte se kjo vepër ishte një ikonë fetare që ka pak vlerë materiale. Megjithatë, pas kryerjes së analizave nga ekspertët, u mësua se piktura ishte bërë nga dora e artistit të vjetër italian, i cili kishte jetuar në shekujt XIII dhe XIV, shkruan “BBC”.

(Kosova Sot Online)