Shpërthen zjarri në Dragash, digjet një shtëpi e një stallë

  • 28 October 2019 - 11:20
Shpërthen zjarri në Dragash, digjet një shtëpi e një stallë

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh e mbrëmë në Komunën e Dragashit një person ka njoftuar policinë se si pasojë e shpërthimit të një zjarrit janë djegur një shtëpi, një object përcjellës një stallë dhe disa mjete të punës.

Njesiti i zjarrëfiksëve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke lokalizuar zjarrin, derisa nuk raportohet për të lënduar. 

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar informon se ka shpërthyer një zjarr dhe si pasojë janë djegur një stall, një shtëpi, një objekt përcjellës disa mjete pune dhe disa gjësende tjera. Njësiti i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport të policisë.

(Kosova Sot Online)