Kurti takon ish –Ministrin e Edi Ramës që kundërshtoi prekjen e kufijve

  • 28 October 2019 - 11:42
Kurti takon ish –Ministrin e Edi Ramës që kundërshtoi prekjen e kufijve

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti në saje të vizitës në Tiranë është takuar edhe me ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushatin.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook vetë Bushati. I njejti ka shkruar se janë takuar dje në Tiranë me Kurtin derisa kanë diskutuar për sfidat që e presin si kryeministër i ardhshëm i Kosovës. 

“Pritshmëritë janë të mëdha për të jetësuar besimin e qytetarëve të Kosovës duke sjellë një standard të ri qeverisës shumë të dëshiruar për shqiptarët kudo ku ata jetojnë, si parakusht për të kontribuar në fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon”, ka shkruar Bushati.

Ish-ministri, Ditmir Bushati kishte qenë i zëëshëm kundër idesë për shkëmbim të territoreve në mes të Kosovës e Serbisë.

Kurti gjatë vizitës në Tiranë është takuar edhe me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën.

(Kosova Sot Online)