Misioni sekret: Si hynë forcat elitare me 8 helikopterë në ndërtesën ku ndodhej Al-Baghdadi, ja çfarë ndodhi

  • 28 October 2019 - 11:45
Misioni sekret: Si hynë forcat elitare me 8 helikopterë në ndërtesën ku ndodhej Al-Baghdadi, ja çfarë ndodhi

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka eliminuar me një operacion të fshehtë nga forcat speciale një nga objektivat me më shumë vlerë: Abu Bakr alBagdadi, udhëheqësi i ISIS.

Presidenti Donald Trump e ka miratuar misionin gati një javë para se të ndodhte. Operacioni i fshehtë filloi rreth orës 05:00 të mëngjesit me orën lokale, ndërsa tetë helikopterë që transportonin ekipe të trupave elitare amerikane, përfshirë operatorët “Delta Force”, fluturuan një orë e dhjetë minuta mbi territorin e rrezikshëm drejt kompleksit në veri të Sirisë, në fshatin Barisha të Idlib ku ndodhej Abu Bakr al-Baghdadi. Shumë avionë të tjerë amerikanë dhe anije u përfshinë gjithashtu në mision.

Disa nga forcat amerikane e kanë origjinën nga lokacione të ndryshme brenda Irakut, sipas një zyrtari amerikan. Raportohet se mjetet fluturuan shumë ulët dhe shumë shpejt. Për hyrjen dhe daljen nga misioni u përdor rrugë identiket.

Helikopterët u hasën gjatë rrugës me të shtëna. Avionët amerikanë iu përgjigjën me zjarr dhe e eliminuan kërcënimin. Pasi mbërritën në kompleks, trupat amerikane prishën një mur për të shmangur një hyrje me kurthe dhe më pas vranë disa luftëtarëve të ISIS gjatë një beteje me armë. Të paktën dy luftëtarë të ISIS u kapën dhe 11 fëmijë u morën nga autoritetet. Dy nga gratë e Baghdadit u vranë gjatë operacionit dhe jelekët e tyre të vetëvrasjeve mbetën të pashpërthyer. Në fund, Al Baghdadi, i cili ishte gjithashtu i veshur me një jelek vetëvrasjeje, u fut në një tunel pa dalje me tre fëmijë. 

Ai arriti në fundin e tunelit, ndërsa qentë e ndiqnin pas dhe e aktivizoi eksplozivin në jelek, duke vrarë veten dhe tre fëmijët. Trupi i tij ishte gjymtuar nga shpërthimi, por u identifikua pas testeve. Al-Baghdadi ishte shënjestra e operacionit të fshehtë në bastionin e fundit të opozitës së dominuar nga islamikët, një fraksion që është përplasur me ISIS gjatë viteve të fundit. Anëtarët e Ekipit Delta të Komandës së Operacioneve Speciale kryen operacionin e së shtunës në nivelin e lartë, pasi morën inteligjencën vepruese. Vendndodhja e bastisjes nga trupat e operacioneve speciale kishte qenë nën mbikëqyrje prej disa ca kohësh.

Image

Një koalicion i udhëhequr nga SHBA, si dhe Irani dhe Rusia në mesin e fuqive ndërkombëtare e kanë gjurmuar Al-Baghdadin prej vitesh. Me gjithë raportimet e ndryshme dhe kontradiktore për fatin dhe vendndodhjen e tij, asnjë qeveri e vetme nuk ka pranuar ndonjë informacion konkret. Ndërsa në shkurt, Zëvendësadmirali Igor Kostyukov, kreu i Stafit të Gjeneralëve rusë të Departamentit të Inteligjencës, i tha agjencisë shtetërore ruse të lajmeve “Tass” se “vendndodhja është e panjohur”, por “ai përfundimisht nuk ndodhet në Idlib”. Zona është baza e operacioneve për Hayat Tahrir al-Sham, një grup rival xhihadi me lidhje me ish-Frontin Al-Nusra të Al-Kaedës, të kryesuar nga ish-bashkëpunëtori i Baghdadit, Abu Mohammed alJolani, i cili refuzoi të bashkohej me ISIS.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien tha në NBC se pritej që SHBA të ndiqte të njëjtin protokoll si me Osama Bin Laden në 2011, trupi i të cilit u la në det. Pas vdekjes së Al Baghdadit ka pasur reagime nga vende të ndryshme. Qeveria e Irakut pranoi bashkëpunimin me SHBA.

“Pas punës së gjerë nga një ekip i përkushtuar për më shumë se një vit, Shërbimi Informativ Kombëtar i Irakut ishte në gjendje të zbulonte me saktësi fshehjen e terroristit Abu Bakr Al-Baghdadi në provincën siriane të Idlib”, njoftoi qeveria irakiane. Ndërsa ministri i Informacionit në Iran, Mohammad Javad Azari-Jahromi, ka shkruar: “Punë e madhe shumë, thjesht vratë krijesën tuaj” (duke akuzuar SHBA për krijimin e ISIS).

Image

Zëdhënësi i qeverisë iraniane, Ali Rabiei ka shkruar: “Vrasja e Baghdadit nuk do t’i japë fund Daesh (ISIS) dhe ideologjisë së tij… e cila u krijua dhe lulëzoi me ndihmën e naftodollarëve rajonalë”. Në Francë, Presidenti Emmanuel Macron tha se “Vdekja e Al-Baghdadit është një goditje e fortë kundër Shtetit Islamik, por është vetëm një fazë. Po ashtu u shpreh edhe Kryeministri britanik, Boris Johnson: “Beteja kundër së keqes së Daesh nuk ka mbaruar ende”.

Në Turqi, Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se: “Vrasja e drejtuesit të Daesh shënon një pikë kthese në luftën tonë të përbashkët kundër terrorizmit”. Ndihmësi i lartë i Erdoganit, Fahrettin Altun, tha për Reuters: “Turqia ishte krenare që ndihmoi SHBA, aleatin tonë të NATO-s, të sillnin para një drejtësisë një terrorist famëkeq”.

(Kosova Sot Online)