Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një person përfundon në QKUK

  • 28 tetor 2019 - 12:12
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një person përfundon në QKUK

Dy persona janë sulmuar nga të dyshuar të panjohur të dielën në Prishtinë, ndërkaq përleshja ka eskaluar deri te përdorimi i armëve

Rasti ka ndodhur në orët e para të së dielës në Prishtinë, ku njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri.

Si pasojë e kësaj, një person ka përfunduar në Qendrën Klinike Universitare për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se nuk raportohet për të arrestuar.

(Kosova Sot Online)