Dënimi për ish-ministrin Tahiri, gjykata zbardh vendimin 140 faqësh pas 39 ditësh, detaje

  • 28 October 2019 - 12:52
Dënimi për ish-ministrin Tahiri, gjykata zbardh vendimin 140 faqësh pas 39 ditësh, detaje

Gjykata e Krimeve të Rënda ka zbardhur pas 39 ditësh vendimin e dënimit ndaj ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, vendim i marrë më 19 shator.

Në vendim, Gjykata arsyeton se nuk u provua që marrëdhëniet mes Tahirit dhe Moisi Habilajt kanë qenë në nivelin e bashkëpunimit për kryerjen e trafikut të narkotikëve, ndërsa e dënoi atë me 3 vite shërbim prove dhe 3 vite pa të drejtë për të ushtruar funksione publike.

“Nuk u provua që marrëdhëniet mes Tahirit dhe Moisi Habilaj të kenë qenë në nivelin e bashkëpunimit për kryerjen e trafikimit të narkotikëve”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Dënimi u mor vetëm për shpërdorim detyre, ndërsa ranë akuzat e trafikut të drogës në bashkëpunim dhe grup të strukturuar kriminal, mbi të cilat prokuroria kishte kërkuar që Tahiri të dënohej me 12 vite burg.

“Pikërisht, pasojat që gjykata evidentoi këtu janë konkretizimi i rrezikshmërisë shoqërore të mosveprimit me dashje në kundërshtim me ligjin të të pandehurve Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela, për të cilat ata ngarkohen me përgjegjësi penale sipas nenit 248 të K. Penal. Gjithashtu, meqenëse vepra penale e “Grupit të strukturuar kriminal” e parashikuar nga neni 33/a paragrafi i dytë të K. Penal, është vepër penale më vete për të cilën akuzohet i pandehuri Saimir Tahiri, gjykata, ndodhur në kushteve e përmendura më sipër, vlerëson se nuk provohet që i pandehuri ka kryer këtë vepër penale, prandaj bazuar në nenin 388, pika 1, germa “d” të K. Penal, duhet ta deklarojë atë të pafajshëm”, thuhet mes të tjerash në vendimin e gjykatës.

(Kosova Sot Online)