Vendimi i fundit i PZAP shtynë shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

  • 28 October 2019 - 15:37
Vendimi i fundit i PZAP shtynë shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

Komisioni Qendoror i Zgjedhjeve janë deklaruar pas vendimit të PZAP-së se nuk do të numërohen 5 mijë vota të diasporës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë pë media se do të presin afatin ligjor që të procedojnë më tej, pasi që në fund të vendimit të PZAP-it ka këshilli juridike, pra lejohet ankesa kundër këtij vendimi në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve.

“KQZ nuk mund të shpallë rezultatet përfundimtare pa u përmbyllur edhe kjo çështje”, ka thënë Elezi.

Ndryshe, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur për ankesën e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, sa u përket votave nga jashtë vendit, por të cilat nuk janë numëruar në QNR.

(Kosova Sot Online)