Ja kush ia kujton premtimin e madh: Mos e harro Albin, ndryshe...

  • 28 October 2019 - 17:32
Ja kush ia kujton premtimin e madh: Mos e harro Albin, ndryshe...

“Mos të harrojmë që Albin Kurti, derisa ka qenë në opozitë, gjithmonë e ka akuzuar Qeverinë e atëhershme, tani qeveri në detyrë, për mos marrjen e asnjë përgjegjësie ndaj atyre që e kanë sjellë Telekomin në këtë gjendje. Gjithashtu Albin Kurti ka deklaruar edhe në fushatat e tij zgjedhore që të korruptuarit dhe ata që e kanë shkatërruar Kosovën, duke përfshirë këtu edhe shkatërrimin dhe sjelljen buzë falimentimit të Telekomit, do të dalin para drejtësisë. Këtë premtim ne presim se do ta mbajë prandaj do ta kemi vazhdimisht nën vëzhgim dhe nën tehun e kritikës nëse vepron ndryshe”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Ekspertët e fushës së ekonomisë, të cilët po i përcjellin me kujdes zhvillimet rreth Telekomit të Kosovës, konsiderojnë se gjendja e krijuar aty gjatë qeverisjeve të kaluara, do të jetë një nga problemet më serioze të trashëguara për qeverinë e re të Kosovës, dhe një test serioz në funksion të ruajtjes së aseteve publike nga tendencat për zhvatje dhe shkatërrim.

Image
Dardan Grapci

Eksperti i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci, tha për “Kosova Sot Online” se është mjaft shqetësues deklarimi i Kryeshefit të Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi i cili ka thënë se tani në Telekom, disa njerëz qëllimshëm po bëjnë shantazhe brenda stafit për të penguar punën në tejkalimin e gjendjes së vështirë të krijuar vite të tëra nga kontrata e dëmshme që kishin me Z- Mobile.

Madje Istrefi ka akuzuar edhe ministrinë tashmë në detyrë të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka se si ai i ka shpall luftë direkt përmes deklarimeve publike se kjo ndërmarrje është buzë falimentimit, duke e lënë tërësisht pa asnjë mbështetje institucionale.

“Fatkeqësisht nga institucionet e Republikës së Kosovës nuk kam gjetur mirëkuptim, përkundrazi më është shpallur luftë direkt nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, direkt nga ministri Valdrin Lluka. Nuk ka qenë e lehtë për Telekomin të dal një ministër i linjës direkt dhe ta bënë njoftim publike që Telekomi është duke falimentuar. Ka një vit që ka filluar me këtë proklamim dhe Telekomi nuk ka bankrotuar, le që nuk ka bankrotua por nuk e kam marrë asnjë vendim në uljen e pagave dhe kemi funksionuar jashtëzakonisht mirë pavarësisht kësaj lufte e egër që është shpallur, çofshin ato grupe politike, çofshin ato para politikës apo grupeve të interesit, kushdo që ka qenë pas nuk kanë arritur qëllimin me dëmtuar”, citohet të ketë thënë për medie, Bedri Istrefi. 

Eksperti i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci vlerëson se ngjashëm sikurse Ministria e linjës, edhe drejtori që vjen nga një linje politike tërësisht e inkriminuar, nuk shtyhen për interesa të ndërmarrjes, por për interesa të tyre dhe shefave të tyre, prandaj rreziku i dështimit të PTK-së vazhdon të jetë i madh deri në ndërmarrjen e masave të reja nga qeveria në ardhje.

“Telekomi i Kosovës ka qenë test edhe për ish Qeverinë Haradinaj, por sa i përket Qeverisë së re e cila do të krijohet nga LVV-ja dhe LDK-ja, mendoj qe kjo zhvatje dhe ky shkatërrim do të përfundoj në të mirë të Telekomit të Kosovës. Mos të harrojmë që Albin Kurti, derisa ka qenë në opozitë, gjithmonë e ka akuzuar Qeverinë e atëhershme, tani qeveri në detyrë, për mos marrjen e asnjë përgjegjësie ndaj atyre që e kanë sjellë Telekomin në këtë gjendje. Gjithashtu Albin Kurti ka deklaruar edhe në fushatat e tij zgjedhore që të korruptuarit dhe ata që e kanë shkatërruar Kosovën, duke përfshirë këtu edhe shkatërrimin dhe sjelljen buzë falimentimit të Telekomit, do të dalin para drejtësisë. Këtë premtim ne presim se do ta mbajë prandaj do ta kemi vazhdimisht nën vëzhgim dhe nën tehun e kritikës nëse vepron ndryshe”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas Grapcit, drejtësia dhe zbatimi i ligjit në përpikëri, nuk duan shumë hamendje por veprime konkrete, dhe këto duhet të ndërmerren nga qeveria në ardhje edhe për vendosjen e rendit dhe ligjit në Telekom.

“Nëse ndodhë kjo atëherë besoj që Telekomi i Kosovës nuk do të falimentoj, por do të funksionoj shumë më mirë se sa që ka funksionuar viteve të kaluara. Prandaj tani për tani pritjet janë që të krijohet Qeveria e re, dhe të shikojmë se si do ta rregullojnë çështjen e Telekomit”, pëefundoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)