Paralajmërimi: Ky është ndëshkimi ndaj Ahmetit për bashkëpunimin me Devollët

  • 28 October 2019 - 19:55
Paralajmërimi: Ky është ndëshkimi ndaj Ahmetit  për bashkëpunimin me Devollët

“Partitë politike, tani e tutje, duhet të zgjedhin se a duan të punojnë ndershëm, apo për mafio-oligarkët e tipit të Devollit, siç bënë të gjitha partitë deri më tani, duke shëtitur edhe në jahtat e Devollëve,e këtë me së shumti e bëri Shpend Ahmeti me klikën e tij, duke u dhënë vëllezërve Devolli dhe të gjithë mafio-oligarkëve të nëntokës kriminale, për gati dy mandate, çdo gjë që kishte në dispozicion komuna e Prishtinës , prej lejeve të ndërtimit, tenderëve e deri tek pronat komunale”, tha analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

 

Analistët politikë duke përcjellë ndryshimin e madh që sollën në skenën politike të Kosovës, zgjedhjet e 6 tetorit, vlerësojnë se një nivel i parë i dekriminalizimit të skenës politike veç ka filluar të zhvillohet pikërisht përmes votës qytetare, sepse ishin vetë qytetarët ata që kësaj radhe u vetëdijesuan dhe ditën se cilin duhet ndëshkuar. 

Image
Gani Qarri

Analisti politik, Gani Qarri konsideron se zgjedhjet e kësaj vjeshte dëshmuan se më në fund edhe qytetari i moderuar i Kosovës ka filluar që të zgjohet gradualisht, vetëdijesohet dhe di të bëjë ndëshkimin e merituar demokratik, ndaj partive dhe politikbërësve të inkriminuar për më se dy dekada me radhë.

“Ky edhe është ndryshimi i madh dhe i shumëpritur që përfundimisht ndodhi në skenën tonë politike si dhe porosia më e qartë për vetëpastrimin e politikës nga strukturat e krimit të metastazuar qe tash e 20 vite, e kanë ngulfatur tërësisht Kosovën. Në të kundërtën, në zgjedhjet e ardhshme, shumica e partive politike, do ta kenë fatin e njëjtë me PSD-n e Shpend Ahmetit, i cili bashkë me Dardan Sejdiun dhe klikën e tij, për dy mandate të keq qeverisjes me Prishtinën, u rreshtuan hapur në radhët e nëntokës kriminale, për çka edhe morën goditjen e rëndë nga qytetarët”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”. 

Sipas Qarrit, është koha e duhur që partitë politike të mendojnë mirë se çfarë biznesesh përzgjedhin për të bashkëpunuar dhe me çfarë kushtesh, ndryshe lidhja e tyre eventuale me krimin, sikur ishte në të kaluarën për partitë politike që bashkëpunuan me Devollët, do të sjell ndëshkim të njëjtë sikur për ish pushtetarët e deri sotëm. 

“Partitë politike, tani e tutje, duhet të zgjedhin se a duan të punojnë ndershëm, apo për mafio-oligarkët e tipit të Devollit, siç bënë të gjitha partitë deri më tani, duke shëtitur edhe në jahtat e Devollëve,e këtë me së shumti e bëri Shpend Ahmeti me klikën e tij, duke u dhënë vëllezërve Devolli dhe të gjithë mafio-oligarkëve të nëntokës kriminale, për gati dy mandate, çdo gjë që kishte në dispozicion komuna e Prishtinës , prej lejeve të ndërtimit, tenderëve e deri tek pronat komunale”, përfundoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)