Flet ish agjenti: Ja për çka duhet të kërkojë ndihmë Kosova nga SHBA, Anglia dhe Gjermania

  • 29 October 2019 - 07:50
Flet ish agjenti: Ja për çka duhet të kërkojë ndihmë Kosova nga SHBA, Anglia dhe Gjermania

“Një VETING i fuqishëm dhe i pa ndikuar politikisht i përkrahur nga SHBA-j, nga Gjermania dhe Anglia,duhet të ndodh pa vonesë në shtetin tonë, e përmes të cilit do të detyrohet në gjithë prokurorët, gjyqtarët, hetuesit e deri tanishëm, që nuk kanë punuar fare, të paktën moralisht të japin dorëheqje, dhe më pastaj ligji të merret me ta dhe të shihet se kush ka edhe përgjegjësi penale që të hetohet dhe të ndëshkohet”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Humbja e besimit në drejtësinë kosovare për këto 20 vite të pas luftës, për shkak të lidhjes me politikën dhe krimin e organizuar, dhe për shkak të shitblerjeve dhe trafikimit të lëndëve gjyqësore, sipas ekspertëve të së drejtës, kthimi i besimit mundë dhe duhet të bëhet në këtë mandat të ri qeverisës, vetëm nëpërmes pastrimit të drejtësisë me ligjin Vetting.

Ky është një premtim i theksuar dhe i zotuar edhe gjatë fushatës zgjedhore nga Vetëvendosje dhe LDK, prandaj bërja e një ligji të tillë i obligon baras të dy partnerët në qeverisje.

Kështu thotë edhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, sipas të cilit për zbatimin e Vetting-ut, duhet të kërkohet mbështetje nga SHBA-të, Anglia dhe Gjermania, ngase rezistenca e krimit të organizuar të lidhur me drejtësinë dhe mafio-politikën do të jetë e fuqishme.

Image
Naim Miftari

“Një VETTING i fuqishëm dhe i pa ndikuar politikisht i përkrahur nga SHBA-j, nga Gjermania dhe Anglia,duhet të ndodh pa vonesë në shtetin tonë, e përmes të cilit do të detyrohet në gjithë prokurorët, gjyqtarët, hetuesit e deri tanishëm, që nuk kanë punuar fare, të paktën moralisht të japin dorëheqje, dhe më pastaj ligji të merret me ta dhe të shihet se kush ka edhe përgjegjësi penale që të hetohet dhe të ndëshkohet”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, numri i atyre që meritojnë të shkojnë edhe në pranga do të jetë shumë i madh, sepse për gjithë këto vite abuzimi me ligjin ka qenë praktikë normale e funksionimit kriminal të sistemit të kapur.

“Prokurorëve, gjyqtarëve dhe hetuesve që kanë qenë vetë pjesë e krimit të organizuar, dhe që kanë qenë të korruptuar materialisht dhe politikisht, këta zyrtar duhet me u ndjek, me u ndishku dhe të dërgohen në burg. Ata duhet të dënohen për veprat e kryera penale gjatë pushtetit të tyre. Nuk mendoj që duhet të fillohet ndonjë gjueti shtrigash e politikës por të zhvillohet një hetim dhe diferencim profesional, të ndiqen dhe të ndëshkohen vetëm ata që e kanë thyer ligjin. Po e them këtë sepse nuk është e vështirë të konstatohet kjo. Ka shumë lëndë penale që janë devalvuar ose janë shitur, e disa të tjera qëllimisht janë falur. Të gjitha këto raste të dyshimta duhet të rishikohen, dhe nëse gjenden faktet e mjaftueshme, duhet të rihapen ato për të dëshmuar dhe treguar se ku është shkelur ligji dhe kush është përgjegjësi që qëndron prapa këtyre shkeljeve”, shtoi Miftari për “Kosova Sot Online”.

Naim Miftari është i sigurt se me aplikimin e Vetting-ut, hetimin e dosjeve të secilit gjyqtar e prokuror që ka pasur raste të ankesave edhe në fushën e privatizimit ose tenderëve milionëshe, do të zbulohen shkelje të rënda ligjore korruptive, për të cilat duhet ndëshkuar të gjithë ata që kanë gisht në ato afera.

“Kemi shumë rastet të privatizimit që thuhet se janë shitur e ato në fakt janë shit falur nga pushteti. Aty ka pasur edhe ankesa e padi të ndryshme por nuk janë proceduar, prandaj duhet rihapur secili rast veç e veç rishtas dhe të hetohet nga kush dhe si është shkelur ligji. Të gjitha ato afera multi milionëshe të fshehura e mbuluara nga gjyqtarët dhe prokurorët tonë duhet hetuar serish pas aplikimit të ligjit Veting, me një hetim të pa ndikuar politikisht, për tu ndëshkuar të gjithë përgjegjësit, sepse ka pasur shumë shitje të dyshimta nga ana e të AKM-së-AKP-së, e që duhet të futen në siten e ligjit dhe verifikimit. Këtu bëhet fjalë për aferat e KEK-ut, PTK-së, Aeroportit, Magjistralja etj, pasi që dihet se p[ermes shitjes së pasurisë së popullit të Kosovës u pasuruan shumë krerë të rrjeteve kriminale kurse populli i Kosovës u dëmtua për miliona e miliarda euro, duke përfunduar ato pasuri në gjepat e politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar të Kosovës, por edhe në gjepat e disa miqve " zyrtarëve dhe diplomatëve ndërkombëtar në Kosovë”, përfundoi Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)