Ja çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

  • 29 October 2019 - 08:22
Ja çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

“Save the Children” organizon ngjarje përmbyllëse të projektit “Mbështetje për Shërbime më të mira Sociale”.

(Hotel “Garden”, Prishtinë, ora 9.00-13.00)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim gjenerallejtënant Rrahman Ramën dhe ekipin e Forcës së Sigurisë së Kosovës që mori pjesë në garat ushtarake më prestigjioze në botë “Cambrian Patrol 19“, ku fituan medaljen e argjendtë. (Kabineti i Presidentit, ora 10.00)

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, prezantojnë aktivitetet e përbashkëta, me qëllim të shënimit të Ditës botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor. (Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ora 10.00)

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, përmes projektit Mbështetje Përpjekjeve Kundër Korrupsionit (SAEK II) do të lansojë gjetjet e Raportit mbi Vlerësimin e Rrezikshmërisë nga Korrupsioni në sektorin e noterisë në Kosovë. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

ASK në kuadër të konferencës Java e Regjistrimit të Popullsisë 2021 mban Punëtori me Komunat dhe Pushtetin Lokal. (Hotel “Sirius”, ora 10.00-15.30)

Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Klubit të Prodhuesve të Kosovës. (Rektorati i UP-së, ora 10.30)

Fillon peticioni për ndalimin e degradimit të mëtutjeshëm të ambientit nga  hidrocentralet e vogla. (Sheshi ‘Skënderbeu’, Prishtinë, ora 12:00)

Grupi joformal-‘’Gratë aktive të Gjilanit’’ mban tryezën e rrumbullakët ‘’Këshilla dhe storie të vërteta për kancerin e gjirit’’. (Sheshi ‘’Rexhep Mala e Nuhi Berisha’’, Gjilan, ora 14:30)

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) mban takim pune. (Zyrat e FBK-së, ora 15.00)

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit mbahet marshi “Ecim në parandalim të kancerit të gjirit” nga sheshi “Rexhep Mala e Nuhi Berisha” në Gjilan e deri tek institucionet shëndetësore.  (Ora 15:30)

Ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel dekoron Valbona Berisha dhe rektorin e Universitetit të Prishtinës Marjan Dema me Urdhrin e Palmave Akademike. (Rezidenca e Francës, ora 18.00).

(Kosova Sot Online)