Burri e rrah gruan, e bën për spital

  • 29 October 2019 - 10:18
Burri e rrah gruan, e bën për spital

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar mbrëmë në Lipjan pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Lipjanit, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull/K shqiptar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër/K shqiptare (bashkëshorten e tij). Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Lipjanit, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)