Në Gjilan fillon rrënimi i objekteve të uzurpuara

  • 29 October 2019 - 11:24
Në Gjilan fillon rrënimi i objekteve të uzurpuara

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Gjilanit ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike nga uzurpatorët.

Zyra për informim nga kjo komunë ka njoftuar se gjatë javës së fundit janë liruar hapërisat e uzurpuara në qendër të qytetit që përfshihen largimi  i disa mureve (pengesave), rrënimi i objekteve mbi pronën publike të lumit Stanishorka, sikurse edhe objekteve të tjera me rrezikshmëri të lartë.

Drejtori i Inspekcionit, Nevzad Rushit, ka deklaruar se Komuna e Gjilanit nuk do të ketë tolerancë për uzurpatorët e pronës publike, përfshirë edhe ndërmarrjet publike apo institucionet tjera, për të shtuar se ky aksion do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

(Kosova Sot Online)