Flet eksperti i ekonomisë, jep lajmin e rëndë për Kosovën

  • 29 October 2019 - 12:26
Flet eksperti i ekonomisë, jep lajmin e rëndë për Kosovën

"Pra qeveria e ardhshme ka shumë punë para vetës duke bërë që të kthehet perspektiva ekonomike në vend, por lënë shumë për të dëshiruar për shkak sepse partnerët e koalicionit kanë diferenca te mëdha në koncepte ekonomike", tha Kadriaj për "Kosova Sot Online".

Raporti i Bankës Botërore për të Bërit Biznes 2020 “Doing Business 2020”, i publikuar me 24 tetor 2019, ka bërë të ditur se Kosova dhe Shqipëria kanë shënuar rënie në krahasim me një vit më parë.

Kosova si shtet i ri është në mesin e ekonomive të mbarë botës që ka pasur edhe përmirësime në reformat e të bërit biznes, por Kosova ka zbritur në 13 vende sic thuhet në raportin e “Doing Business 2020”, të publikuar të enjten nga Grupi i Bankës Botërore. Këtë vit, Kosova radhitet në pozitën e 57-të nga 190 vende sa i përket lehtësisë së të bërit biznes, krahasuar me vendin e 44-të ku ka qenë vitin e kaluar.

E sipas njohësit dhe ekspertit të ekonomisë në vend, Mustafë Kadriaj, Kosova ka pasur një keqqeverisje dhe kjo është njëra ndër arsyet që ka rënie në këtë raport.

Image
Mustafë Kadriaj

"Duke marr parasysh keqqeverisjen nga skena politike ka rezultuar që të kemi këtë raport real dhe si jo i mirë për Kosovën si shtet i ri. Pra nga keqqeverisja ka rezultat që mos te kemi ambient të bërit biznes duke bërë që të tërhiqen investitorët po ashtu duke pamundësuar për zhvillim normal te biznesit që ka rezultuar që fuqia punëtore të mos sheh perspektivë në vend duke marruar valixhen e mërgimin për faktin që nuk mund të ju siguron një të ardhme normale vetës dhe familjes", tha Kadriaj për "Kosova Sot Online".

Sipas tij, qeveria e ardhshme duhet të ketë parasysh që në këtë drejtim e presin punë.

"Pra qeveria e ardhshme ka shumë punë para vetës duke bërë që të kthehet perspektiva ekonomike në vend, por lënë shumë për të dëshiruar për shkak sepse partnerët e koalicionit kanë diferenca te mëdha në koncepte ekonomike", përfundoi Kadriaj për "Kosova Sot Online". 

Ndryshe, në raport thuhet se rritja e pagave dhe pensioneve në sektorin publik ka qenë një faktor kryesor i rritjes ekonomike në Serbi, Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë, ndërkohë që në raport theksohet se investimet private dhe publike kanë nxitur rritjen në Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi. Rritja e eksporteve në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut ka ndihmuar në rritjen e tyre ekonomike, ndërsa në raport vlerësohet se investimet e huaja të drejtpërdrejta kanë vijuar të kenë ritme të ngadalta.

Ndërsa, thuhet se nga reformat strukturore, sipas raportit, duhet të përshpejtohet reforma në sektorin social e investimit në kapitalin njerëzor. Të përmirësohet kapaciteti i institucioneve publike për të mundësuar konkurrencë të drejtë në treg dhe të përmirësohet qeverisja korporative e sundimi i ligjit.

(Kosova Sot Online)