Kryetarët e degëve të LDK-së që nuk arritën të bëhen deputet, ja dështimi spektakular

  • 29 October 2019 - 12:44
Kryetarët e degëve të LDK-së që nuk arritën të bëhen deputet, ja dështimi spektakular

Edhe pse janë kryetarë degësh të LDK-së, shumë prej tyre nuk arritën që të bëhen as deputet.

Një prej atyre që dështoi më së keqi është Muharrem Sfarqa. Edhe pse udhëheq me një nga degët më të mëdha të LDK-së, ai nga zgjedhjet e 6 tetorit nuk arriti që të bëhet deputet.

Sipas Listës më votat e kandidatëve për deputet, Sfarqa nuk ka arritur që të marrë më shumë se 6 mijë e 300 vota.

Dështimin spektakular e ka pasur kryetari i Degës së LDK-së, në Gjakovë, Luan Gola.

Ai ka pësuar debakël në këto zgjedhje, duke marrë më pak se 3 mijë vota, duke u renditur thuajse në fund të listës. 

Pos Sfarqës, as kryetari i Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi nuk ka arritur që të marrë votat e mjaftueshme për të zgjedhur deputet. Ai ka arritur që të marrë vetëm 5 mijë e 300 vota.

Është edhe kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri, Hysni Gërguri, ai i cili dështoi që të fitoj votat e mjaftueshme për të zgjedhur deputet. Sipas listës, Gërguri i cili ka marrë vetëm 5 mijë e 300 vota.

(Kosova Sot Online)