Detajet shokuese: Kelmendi i ashpër me Haradinajn, ia përmend këto vrasje dhe i kërkon përgjigje për...

  • 29 October 2019 - 13:03
Detajet shokuese: Kelmendi i ashpër me Haradinajn, ia përmend këto vrasje dhe i kërkon përgjigje për...

“E din gjendjen shëndetësore të Ibrahim Kelmendit. Ibrahimi është në gjendje të rëndë. Gjykata Speciale nuk merret me njerëz që janë me depresion të sëmundjes, njerëz që nuk kanë më kontroll”.

Kështu ishte shprehur ditë më parë Nënkryetari i OVL së UÇK-së, Nasim Haradinaj kur ishte pyetur për kërkesën publike që ish anëtari i LPK-së, Ibrahim Kelmendi i kishte bërë Gjykatës Speciale që ta hetojë zhdukjen dhe vrasjen e Behadin Allaqit, e që sipas Kelmendit dyshohet se është bërë nga Thaci.

E ndaj deklaratës së Haradinajt ka reaguar Ibrahim Kelmendi.

“Fatmirësisht “komandanti” Nasim Haradinaj me diskualifikoi parmbrëmë për ANORMAL, në një emision televiziv dhe tani mund të shkretoj çfarë të dua e të mos jap llogari, siç e kishte thënë Nasimi. Fatkeqësisht, mund që institucionet kompetente kërkojnë dëshmi medicinale për anormalitetin tim, dhe unë nuk kam një të tillë, e këtë diskualifikim publik që ma ka bërë Nasimi, nuk do ta marrin për bazë. Prandaj nuk di, si dal më i fituar të mbaj qëndrim se jam normal apo se jam anormal? Di vetëm se në kohë anormale pothuajse askush nuk mund të jetë normal...Emisionin në T7 nuk e pata përcjell parmbrëmë as dje. Por, përmes afishimit të Fatmir Tushit munda të informohem se Nasimi kishte shpërthye edhe një “bombë”. Kësaj radhe me kishte diskualifikuar për anormal, por në stilin e tij “oratorik””, ka shkruar Kelmendi përmes një postimi në facebook.

Më tej, aty Kelmendi ka publikuar edhe përplasjet që ka pasur me Haradinajn, të cilat ua sjellë “Kosova Sot Online” , pa ndërhyrjen e redaksisë:

FATKEQËSISHT: NUK MUND TË JESH NORMAL NË KOHË ANORMALE

Fatmirësisht “komandanti” Nasim Haradinaj me diskualifikoi parmbrëmë për ANORMAL, në një emision televiziv dhe tani mund të shkretoj çfarë të dua e të mos jap llogari, siç e kishte thënë Nasimi. Fatkeqësisht, mund që institucionet kompetente kërkojnë dëshmi medicinale për anormalitetin tim, dhe unë nuk kam një të tillë, e këtë diskualifikim publik që ma ka bërë Nasimi, nuk do ta marrin për bazë. Prandaj nuk di, si dal më i fituar të mbaj qëndrim se jam normal apo se jam anormal? Di vetëm se në kohë anormale pothuajse askush nuk mund të jetë normal...

Emisionin në T7 nuk e pata përcjell parmbrëmë as dje. Por, përmes afishimit të Fatmir Tushit munda të informohem se Nasimi kishte shpërthye edhe një “bombë”. Kësaj radhe me kishte diskualifikuar për anormal, por në stilin e tij “oratorik”. Fatmiri e kishte cituar Nasimin: „Ibrahim Kelmendi është i s‘mutë. Ai është i s‘mut.”

Pa u hamendësuar, shkrova reagimin:

“Nasimi tani është bërë personazh argëtues për televizione.

Është kundër-produktive angazhimi i tanishëm kundër kësaj "gjykate", meqë, fatkeqësisht, është “fakt i kryem”, por duhet të ndihmohet ta kryen sa më shpejt misionin që ka, sepse është barrë e rëndë komprometuese për Kosovën.

Tani duhet pas parasysh pasoja që pëson Shteti i Kosovës, i cili përditë e më shumë po barazohet me Serbinë agresive.

Nasim Haradinaj:

“Hajt u bu Fatmir se ja dergon kur shkon me deshmue ne gjykat se i thahet goja...!!!”

Haxhi Kurti:

“Braha mund te kete probleme me kembe apo me dore... por kryet i punon si digitron!”

Nasim Haradinaj:

Haxhi Kurti, shumë e sakt kjo po për çka i ka punuar dhe po i punon...!!??

Fatmir Brajshori-Tushi, masi po thu qashtu ky veq e ka krye deshminë Ska nevojë më, tani ku po metet ai kercnimi yt ??

Ma mirë kish qen me u pas marë me ate se qka u folnqe ka kerkue Ibra se me më analizue mu...!

Por ska dert masi bile mua s'më kërcnove....!!!

Haxhi Kurti, hiq fund i mirë nuk ka me i dal,sepse fillimin e ka mbraosht kjo kerkesa e Ibres....!

Tani ti besoj trurit të "Kfjelltë"

Ibrahim Kelmendi:

Nasim, pasha Allahun e mullah Albinit, me i pas Ti dy fije tru, nuk angazhohesh si tifoz i kkomandantëve", duke shpërdoruar edhe postin që e ke kap, Ti me Kryetarin Tënd, por do të kishit kërkuar në emër të Shoqatës që të hetohen e gjykohen vrasjet e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës, që e kanë STOPUAR eprorët Tu përmes kuislingut Fatos Nano; do të angazhoheshit për të kërkuar hetimin dhe gjykimin e "zhdukjes" se Behajdin Allaqit dhe vrasjen e Abedin Rexhes dhe të tjerëve pjesëtarë të UÇK-së.

Nuk me besohet se ke qoftë një dëshmi konkrete, të keni kërkuar zyrtarisht nga institucionet në Tirane e në Prishtinë, të bëhen hetime dhe gjykime e të gjitha vrasjeve të pjesëtarëve të UÇK-së.

Prandaj, duke qenë i zhgënjyer nga kapja e institucioneve të Kosovës, nga eprorët Tu, i bëra kërkesë publike Prokurorit të specializuar, ta heton "zhdukjen" e Behajdinit dhe vrasjen e Abedinit. Spiunim e dëshmi të fsheht nuk bëjë, por vetëm informime publike për ato që di!

Nasim Haradinaj:

Ibrahim Kelmendi, pasha allahin e Albinit e Krishtin tend une jam per zbulimin e te gjitha vrasjeve por jo te fillohet nga gjysma e rrugtimit për liri por qe nga Vrasja e trefisht e vëllëzerve Gërvalla e deri te ato ma të fundit....!!!

Ama bash te gjitha sepse une dihem shum komod dhe me gjith energjin time do kontriboja po te dija diçka....!

Nuk i kam asnji borgj asnjë lideri që ta mbroj apo të ua kam hatrin..sepse tek ata lider qe ju po pretendoni sido qe të dalin sendet gjithsesi ti do jesh protagonist me ta qoftë edhe si spektator apo edhe ne rrolin e statistit (ky nji mendim i imi duke i dit vetëm relacionet e juaja me ta dhe me fondin "V.Th. pas ardhjës se Gjemajl Fetahut ne front..ate qe ka dit Gjema rreth fondit për ju, e di edhe une saktesisht..) 

Ibrahim Kelmendi:

Me keqardhje duhet të njoftoj, se nuk kam dëgjuar e lexuar ndokund që Ti je interesuar ndonjëherë për zbardhjen e vrasjeve me 17 janar 1982, dhe as që je angazhuar për të realizuar përcaktimet e atyre tre martirëve. Përkundrazi, ju ke bashkangjit komplotistëve të atëhershëm, të udhëhequr nga Sabri Novosella (me pseudonimin “rrobaqepësi) e Xhafer Durmishi (“skenderi”).

Vrasja e trefishtë kishte brenda edhe Martirin Kadri Zeka, që është vra në konak të Vëllazërve Bardhosh e Jusud Gërvalla. Anashkalimi i emrit të Kadriu edhe nga Ti nuk është rastësi, por përvijim qysh kur në komplot ishte usta Sabri Novosella.

Nuk dua të te keqkuptoj se të paskësh hidhëruar goxha angazhimi im për të sfiduar ata komplotistë dhe për të ndihmuar hetuesinë gjermane në zbardhje të atyre vrasjeve.

Tashme për kontributet Tua janë duke kuptuar ata që kanë autonomi mendimi, e jo varësi tifozi, sepse Ti vet je duke diskredituar të kaluarën Tënde. Fatkeqësisht.

Bashkëpunimet dhe borxhet përkatëse që i keni njëri-tjetrit janë në rrugë të mbarë të zbardhen. Uroj të nis me zbardhjen e "zhdukjes" se Behajdinit, sepse kur rrënohet autoriteti i shpifur i kuislingut Thaçi, ju tjerët pëlcitni si tullumbacet kur u afrohet zjarri.

Mos merr në thua më shumë, se ke mbipeshë të madhe dhe prandaj të demolohet "karoseria" e fryrë nga harami.

Mos hezito, të lutem, të rrefesh ato që të paskësh treguar Xhemajli, përndryshe keqkuptohesh se po trillon shpifje për shantazh disiplinues.

Gjithsesi: shëndet, mbarësi dhe ndërgjegjësim racional.

Me vjen keq që Ti nuk di te kuptosh tekstet që lexon - që të shohësh se nuk jam tranuar (anormal).

E, nëse ke shpresuar se mund të me çmendni, si Murat Jasharin, të shpreh ngushëllime, ke shpresuar kot, sepse kam sfiduar gjithë atë luftë speciale 40-vjeçare të mbi dhjetë sherbimeve të ish RSFJ-së e ish KSAK-së, njëherit i kam sfiduar edhe viktimat e asaj lufte speciale, siç ishe edhe Ti, dhe prandaj jam i kalitur të katandisem në gjendje të Murat Jasharit, që paturpësisht e padrejtësisht po e torturoni.

Po dëshirove, e lëmë këtë polemikë grindavece me kaq.

***

Këto ishin polemikat grindavece që patëm dje me “gjenralin” Nasim.

Në mbrëmje gazetari më kërkoi një reagim ndaj deklaratës se Nasim Haradinajt: “E din gjendjen shëndetësore të Ibrahim Kelmendit. Ibrahimi është në gjendje të rëndë. Gjykata Speciale nuk merret me njerëz që janë me depresion të sëmundjes, njerëz që nuk kanë më kontroll.”

Shkrova reagimin, pa bërë fare verifikimin, nëse vërtet kishte thënë ashtu Nasimi.

Sot gjeta emisionin dhe Nasimi, me moderuesin e emisionit, kishin broçkullis gjatë për “gjendjen e rëndë” timen. Por, fatkeqësisht asnjëri nuk kishin ditur të kualifikonin kërkesën time publike drejtuar Prokurorit të Specializuar të Republikës së Kosovës, që të vendoste për të hetuar “zhdukjen” e Behajdin Allaqit dhe vrasjen e Abedin Rexhës. Herë e kualifikonin si dëshmi e herë si denoncim kundër hashim Thaçit.

Po sjell fragmente nga kërkesa publike, që e kam përcjell përmes postës elektronike, më 16 tetor 2019:

“ZYRËS SË PROKURORIT TË SPECIALIZUAR TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PROKURORIT JACK SMITH

I Respektuari Zotëri Smith,

edhe pse drejtoni institucion që është formuar me vendim politik të Këshillit të Europës, - i imponuar nga Serbia dhe shtetet serbofile që përbënin shumicën e thjeshtë kur u votua ai vendim, por që u miratua pastaj edhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, - kam besim se Ju do të koordinoni hetime ligjore, por pa i zvarritur deri në sfilitje dërmuese të Republikës së Kosovës. (...)

Kësaj radhe kam lutje konkrete:

Me 11 qershor 1998 Hashim Thaçit, tani president i Republikës së Kosovës, i është dorëzuar mësuesi i filozofisë të Gjimnazit në Prizren, Behajadin Allaqi, të cilin duhet ta ketë arrestuar Policia Ushtarake e UÇK-së me urdhër të Hashim Thaçit inkompetent. Pra, tashmë është “sekret publik” se atë ditë, me duar të prangosura, e ka marrë në dorëzim Hashim Thaçi, “drejtor i drejtorisë politike” të UÇK-së, - në fakt sabotues e komplotist kundër UÇK-së, - dhe nuk dihet ku e si e ka zhdukur. Uroj të ketë gatishmëri ish-Eprori i UÇK-së, Zotëri Selim Krasniqi, për të ju informuar për dorëzimin e prangosur të Behajdin Allaqit marionetës komplotiste Hashim Thaçi, meqë ai veprim ka ndodhur në zonën ku Selimi ka qenë komandant i Policisë Ushtarake të UÇK-së.

Gjithashtu ju lutëm që të procedoni për hetim edhe vrasjen e Abedin Rexhës, me 8 tetor 1998, në Klladernicë të Skenderajit. Sipas rrëfimeve publike të vet Gani Gecit, vrasjen e Abedinit e ka bërë pjesëtari i UÇK-së, Gani Geci, por që po arsyetohet se e ka bërë në vetëmbrojte. Meqë institucionet kompetente të Republikës së Kosovës nuk kanë pas guxim që 21 vite ta shqyrtojnë këtë vrasje, po shpresoj se Ju do të keni guxim e fisnikëri për ta proceduar që të hetohet dhe të gjykohet nga trupi gjykues i Dhomave të Specializuara.

Uroj të pranohet këto dy lutje - që të vendosni t’i hetoni këto dy krime të ndodhura, por ende të pa hetuara e të pa gjykuara.

Me respekt,

Ibrahim Kelmendi”

***

Po shpresoj, tani, kur ta rilexon Nasimi dhe moderuesi i emisionit, do të kuptojnë se nuk kam dëshmuar e nuk kam denoncuar në “gjykatë speciale”, por i kam bërë kërkesë Prokurorit të Specializuar për të filluar hetimet për “zhdukje” të Behajdinit dhe vrasje të Abedinit.

Tani pyetje publike për Nasimin:

(1) Është i interesuar për hetim e gjykim të zhdukjes së Behajdin Allaqit – pjesëtar i UÇK-së, i “zhdukur” në Kosovë më 11 qershor 1998 dhe nëse po, a do të angazhohet të bind Organizatë ku ai është nënkryetar, që të bënë kërkesë Prokurorit të Specializuar për hetimin e “zhdukjes” se Behajdinit? Nëse nuk komunikojnë me Prokurori të Specializuar, a do të angazhohen të kërkojnë fillimin e hetimit nga Prokuroria e Kosovës?

(2) Përse ndërlidhi vrasjet e Vëllezërve Gërvalla (duke anashkaluar Kadri Zekën), më 17 janar 1982 në Gjermani, si kundërvënie kërkesës që i bëra Prokurorit të Specializuar, meqë ky institucion nuk është kompetent të hetoi vrasjet e ndodhura në Gjermani?

(3) Dhe pyetja e fundit për këtë radhë: çka të paskësh rrëfyer Heroi Xhemajl Fetahaj për angazhimet e mija?

(Kosova Sot Online)