Ministria e Mbrojtjes jep detaje për vdekjen e nënoficerit të FSK’së

  • 29 October 2019 - 13:30
Ministria e Mbrojtjes jep detaje për vdekjen e nënoficerit të FSK’së

Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar vdekjen e nënoficerit të FSK’së, Baki Ejupi. Në njoftimin e ministrisë thuhet se Ejupi ka vdekur në vendin e punës, si pasojë e atakut kardiak.

Baki Ejupi ka shërbyer në Brigadën e Reagimit të Shpejtë në Batalionin e Tretë në Mitrovicë.

 “Ministria e Mbrojtjes njofton se sot në vendin e tij të punës, pas një ataku kardiak, ka ndërruar jetë nënoficeri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Kapter Baki Ejupi. Kapteri Baki Ejupi, ka lindur më 08.05.1974 në fshatin Sekiraqë – Komuna e Podujevës. Ai ka shërbyer me përkushtim të madh në Brigadën e Reagimit të Shpejtë të Batalionit të Tretë në Mitrovicë, që nga themelimi i Forcës së Sigurisë të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes është bërë e ditur se Ejupi ka qenë pjestar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit.

“Baki Ejupi qysh herët iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, Brigada 152, ndërsa me krijimin e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, ka shërbyer në Zonën e Pestë të TMK-së”, theksohet në njoftim.

Kapter Baki Ejupi, pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë./

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

(Kosova Sot Online)