Ambasadori i Azerbejxhanit në Beograd: Nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës

  • 29 October 2019 - 14:39
Ambasadori i Azerbejxhanit në Beograd: Nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës

Ambasadori i Azerbejxhanit në Beograd, Eldar Hasanov, ka thënë se shteti i tij nuk ka ndërmend që të njohë pavarësiën e Republikës së Kosovës.

Hasanov ka thënë se dihen arsyet se pse shteti i tij e mbanë një qëndrim të tillë karshi Kosovë

“Azerbejxhani nuk do ta njohë Kosovën. Kemi raporte të mira me Shqipërinë, Mali i Zi e ka njohur Kosovën, por ne nuk do ta bëjmë, dhe dihet pse”, ka thënë ambasadori i Azerbejxhanit në Beograd, shkruan ‘Danas’.

Këto deklarata Hasanov i ka bërë gjatë një organizimi në Akademinë e Shkencave dhe Artit në Podgoricë, teksa është diskutuar rreth temës “Azerbejxhani dje, sot dhe nesër”.

Përveç tjerash ambasadori nga Azerbejxhani ka folur edhe për raportet e mira që shteti i tij ka me Shqipërinë.

Republika e Kosovës së fundi është duke u përballur me një fushatë të egër nga Serbia, e cila në çdo organizim ndërkombëtar si primare e ka lobimin kundër shtetësisë së Kosovës. Nga BE-ja dhe SHBA-të i është tërhequr vërjetja dhe i është kërkuar ndalja e fushatës anti-Kosovë.

(Kosova Sot Online)