“Bentley” 250 mijë eurosh i Morena Tarakut dyshohet se është e vjedhur në Gjermani, sekuestrohet nga Policia

  • 29 October 2019 - 15:31
“Bentley” 250 mijë eurosh i Morena Tarakut dyshohet se është e vjedhur në Gjermani, sekuestrohet nga Policia

Nuk po ndalojnë problemet me veturën superluksoze të Morena Tarakut.

Vetura “Bentley” në vlerë prej 250 mijë eurosh, të cilën këngëtarja Morena Taraku tentoi ta fuste në Kosovë si të re, duke i ikur pagesës së doganës, është raportuar si e vjedhur në Gjermani.

Sinjali merr vesh nga burime të sigurta se në Policinë gjermane por edhe në INTERPOL, kjo veturë është raportuar si e vjedhur.

Policia e Kosovës e ka marrë këtë informacion dhe ata e kanë lokalizuar veturën dhe tanimë është duke ndodhur sekuestrimi i saj.

Vetura luksoze të cilën këngëtarja e ka deklaruar si të re, kishte 2,194 kilometra të kaluara dhe regjistrim të rregullt në Gjermani të bërë më datë 22.07.2019.

 

(Kosova Sot Online)