Ja kush e paralajmëron fundin e Devollëve: Kjo është goditja e madhe për mafio-oligarkët

  • 30 October 2019 - 07:47
Ja kush e paralajmëron fundin e Devollëve: Kjo është goditja e madhe për mafio-oligarkët

“Kjo është goditje e madhe për mafio oligarkët të cilët e kanë mbajtur për 10 vite rresht këtë homologim kriminal. Ky vendim shënon hapin e parë për ndërprerjen edhe të pjesës tjetër të homologimit kriminal të veturave dhe jo vetëm. De monopolizimi i tregut kosovarë duhet të jetë hap i parë i qeverisë së re për heqjen e barrierave (taksave tepër të larta) për kompanitë dhe bizneset e vogla, në mënyrë që të krijohen kushtet për tregti të lirë dhe konkurrencë lojale në tenderim”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Qeveria në dorëheqje, respektivisht Ministria e Infrastrukturës ka vendosur që të anulohet homologimi për veturat e reja të importuara në Republikën e Kosovës.

Për këtë çështje ishte debatuar edhe në Kuvendin e Kosovës, ku ishte miratuar edhe një rezolutë e cila obligonte qeverinë e Kosovës për të hequr monopolin por edhe homologimin si ndëshkim ndaj qytetarëve, vetëm pak ditë para shpërndarjes së Kuvendit dhe dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj.

Mirëpo kjo rezolutë nuk u arrit të zbatohet gjatë atyre javëve të fundit të mandatit të qeverisës të Haradinajt.

Edhe pse pak sa të vonuar, Bashkimi Evropian e ka mirëpritur vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës që të anulojë homologimin për automjete të reja të importuara të prodhuara për tregun e BE-së, si hapi i duhur për heqjen e barrierave për tregti që janë të dëmshme për konsumatorët e Kosovës.

Po ashtu në reagimin e BE-së rreth këtij vendimi, thuhet se BE-ja pret që e njëjta qasje të zbatohet për të gjitha automjetet e importuara që përputhen me standardet e BE përfshirë automjetet e dorës së dytë.

Lidhur me këtë vendim të fundit, kanë reaguar edhe analistët politikë të cilët konsiderojnë se vendimi është edhe një goditje për mafio-oligarkët Devolli, të cilët e kanë këtë homologim kriminal përmbi 10 vite.

Image
Florim Zeqa

“Vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës që të anulohet homologimi për veturat e reja të importuara, e ka mirëpritur edhe Bashkimi Evropian, i cili ka shkruar se kjo po shihet si hap i duhur për heqjen e barrierave për tregti që janë të dëmshme për konsumatorët e Kosovës. Të njëjtët kanë kërkuar kjo qasje të zbatohet për të gjitha automjetet e importuara që përputhen me standardet e BE, përfshirë automjetet e dorës së dytë. Siç dihet, tre muaj më parë në Kuvend të Kosovës ishte miratuar rezoluta për heqjen e monopolit në homologim. Në këtë seancë u kërkua që të shfuqizohet udhëzimi administrativ për procedurën për homologim dhe të hyjë në fuqi një udhëzim i ri administrativ. Për këtë çështje ishte dorëzuar edhe një peticion i nënshkruar nga më shumë se 10 mijë qytetarë të vendit tonë”, tha analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Tani pas këtij vendimi, për qeverinë e re të Kosovës sipas Zeqës dalin detyra të reja për të vepruar në këtë drejtim, duke hequr tërësisht monopolin në këtë fushë.

“Nisur nga ky fakt dhe varësisht kohës së krijimit të qeverisë së re, deri në fund të vitit pritet të liberalizohet tregu i homologimit të automjeteve, pra qeveria e re me urgjencë duhet t'i merr masat për ndryshime legjislative për heqjen e monopolit në homologia”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Ndryshe sipas Zeqës, vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës për homologimin, është vetëm fillimi i ndëshkimit të madh që po i vjen “perandorisë” Devolli.

“Kjo është goditje e madhe për mafio oligarkët të cilët e kanë mbajtur për 10 vite rresht këtë homologim kriminal. Ky vendim shënon hapin e parë për ndërprerjen edhe të pjesës tjetër të homologimit kriminal të veturave dhe jo vetëm. De monopolizimi i tregut kosovarë duhet të jetë hap i parë i qeverisë së re për heqjen e barrierave (taksave tepër të larta) për kompanitë dhe bizneset e vogla, në mënyrë që të krijohen kushtet për tregti të lirë dhe konkurrencë lojale në tenderim”, përfundoi analisti Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)