Detaje: Çka ndodhi në takimin e thirrur nga Mogherini me liderët e Ballkanit

  • 30 October 2019 - 07:54
Detaje: Çka ndodhi në takimin e thirrur nga Mogherini me liderët e Ballkanit

Detajet e para për atë se çka ndodhi në darkën e thirrur nga Mogherini me liderët e Ballkanit janë dhënë nga BE.

Në komunikatë thuhet se Mohgerini bashkë me liderët e Ballkanit kanë shkëmbyer qëndrime e tyre për marrëdhëniet mes BE-së dhe rajonit.

“Ata shfaqën zhgënjimin rreth vendimit të Këshillit Evropian për të mos hapur negociatat për anëtarësim me Maqedoninë Veriore dhe me Shqipërinë si dhe u pajtuan se integrimi evropian i vendeve të Ballkanit vazhdon të jetë objektivi kryesor strategjik, si interes i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe i rajonit”, thuhet në komunikatë.

Ata folën edhe për sfidat e rradhës së BE-së.

“Partnerët e Ballkanit Perëndimor konfirmuan edhe njëherë përkushtimin e tyre të fortë ndaj perspektivës së BE-së, për reformat që ajo sjell, para së gjithash për përfitimin e qytetarëve të tyre, si dhe për bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, thuhet në komunikatën e BE-së.

(Kosova Sot Online)