Befason djali i ish-ministrit kosovar, punëtor i ndërtimtarisë - Babai ka një mesazh për të!

  • 30 October 2019 - 09:11
Befason djali i ish-ministrit kosovar, punëtor i ndërtimtarisë - Babai ka një mesazh për të!

Ish-ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku ka uruar djalin e tij me rastin e ditëlindjes.

Mirëpo, Luta ka postuar një fotografi interesante të Arianit.

Kaçanikasi ka treguar se djali i tij, ndonëse po përfundon fakultetin, punon si punëtor i ndërtimtarisë.

 Postim i plotë:

Ariani im sot i mbush 24 vjet. Ka kryer fakultetin ekonomik si student i shkëlqyeshëm por prodhon beton. Po e përjeton si çdo i ri se sa vështire fitohet rroga. Po e ndërton personalitetin e një te riu punëtor dhe te ndershëm qe te jetoje prej punës se vet. Edhe sot nuk ka pushim. Çdo dite e me shume po behet burrë.

(Kosova Sot Online)