Rritet prania e Rusisë në Evropë, Putini viziton Hungarinë

  • 30 October 2019 - 10:16
Rritet prania e Rusisë në Evropë, Putini viziton Hungarinë

Energjia pritet të jetë njëra ndër temat kryesore të diskutimit në takimin mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe kryeministrit hungarez, Viktor Orban. Ata do të takohen të mërkurën në Budapest.

Të dy liderët janë kundër vlerave liberale të Perëndimit dhe prej pushtimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, Orabni është takuar me liderin rus të paktën një herë në vit, madje dy herë në vitin 2017. Orbani gjithashtu ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që Rusisë t’i lehtësohen sanksionet.

“Gjatë bisedimeve, palët do të diskutojnë për të gjitha çështjet e marrëdhënieve mes Rusisë e Hungarisë, sidomos për sektorët e ekonomisë dhe kulturës, por edhe për çështje rajonale dhe ndërkombëtare”, njoftoi zyra për informim e Kremlinit.

Në kohën kur marrëdhënia e veçantë mes Putinit dhe Orbanit po i reziston kohës, Hungaria po mbështetet kryesisht te Rusia për furnizim me gaz natyror. Hungaria gjithashtu e ka marrë një kredi prej 10 miliardë eurosh për modernizimin e stacionit të vetëm të energjisë bërthamore.

Pas përfundimit të bisedimeve mes dy liderëve, ata pritet të dalin në një konferencë për gazetarë në orën 4 e 30 minuta sipas kohës lokale, shkruan “Free Europe”.

(Kosova Sot Online)