Vrasja e 34-vjeçarit, identifikohet një nga autorët

  • 30 October 2019 - 10:48
Vrasja e 34-vjeçarit, identifikohet një nga autorët

Identifikohet një nga autoret e vrasjes se Eri Zefit, te riut qe u gjet i pajete i hedhur prane Rruges se Kombit.

“News 24” raporton se per ngjarjen e rënde eshte shpallur ne kerkim shtetasi Mikel (Gjovalin) Alia nga Fani.

Pas ngjarjes u raportua se 34-vjecari Zefi mund të ishte marrë peng dhe më pas të ishte  ekzekutuar pranë Rrugës së Kombit.

NGJARJA 

Eri Zefi, me banim në fshatin Adriatik të Kurbinit, u gjet i vrarë rreth orës 16:00 të dates 2 tetor një zonë të pyllëzuar 50 metra larg Rrugës së Kombit. 

Ka qenë një banor i zonës, i cili ka pikasur trupin e viktimës dhe menjëherë ka njoftuar Policinë në lidhje me ngjarjen. Blutë e Mirditës u nisen menjëherë drejt vendit të ngjarjes dhe nisen hetimet, ndërsa trupi i pajetë i viktimës u dërgua në morgun e Spitalit të Rrëshenit.

Sipas burimeve, ai është qëlluar me një plumb me kokë dhe dyshohet se ka gjetur menjëherë vdekjen. Dyshimet e Policisë janë se ai mund të jetë vrarë gjatë natës së kaluar, ndërsa ende nuk dihet nëse është ekzekutuar në vendin ku është gjetur apo mund të jetë sjellë i vrarë aty.

Vendi ku u gjet viktima është zonë e pabanuar, çka vështirëson punën e grupit hetimor për të zbardhur dinamiken e krimit.

Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë apo provë tjetër materiale, çka hedh dyshime se autoret mund të kenë qenë vrasës profesionistë.

Menjëherë pas ngjarjes, Policia ka ngritur disa pika kontrolli si dhe po bën kontrolle të zonës për të rënë në gjurmët e autorëve.

Policia shoqëroi disa persona në Polici dhe mori ne pyetje familjarë të viktimës për të mësuar më tepër rreth veprimtarisë së tij.

“Në fshatin Zall Xhuxhë në Fan-Mirditë, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi E.Z. 34 vjeç, banues në Kurbin. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë në mbështetje edhe nga forcat policore të Drejtorisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit”, tha ate kohe policia.

Vellai i tij ekzekutoi fqinjin 

Viktima Eri Zefi rezulton të jetë vëllai i Ndue Zefit, i cili në muajin shkurt të këtij viti ka vrarë fqinjin e tij, 45-vjeçarin Martin Ndreca, ngjarje e ndodhur në qytetin e Durrësit. Krimi ndodhi pas një sherri në lokal në sy të djalit 10-vjeçar të Martin Ndrecës.

Pak ditë pas krimit të kryer, Ndue Zefi u vetëdorëzua në Policinë e Shkodrës dhe vijon të qëndrojë në paraburgim, në pritje të dënimit që do t’i japë Gjykata e Durrësit. Dy familjet Ndreca dhe Zefi ishin nga Mirdita dhe prej vitesh ishin zhvendosur me banim në qytetin e Durrësit.

Hetimet e Policisë janë përqendruar pikërisht te hasmëria mes dy familjeve, por nuk përjashtohet mundësia që 34-vjeçari të ketë pasur ndonjë konflikt tjetër, çka ka çuar në ekzekutimin e tij me armë zjarri.

(Kosova Sot Online)