Prishtinë:Lëndohet në vend të punës një person në

  • 30 October 2019 - 11:18
 Prishtinë:Lëndohet në vend të punës një person në

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është lënduar dje në vend të punës dhe ka përfunduar në QKUK.

Sipas policisë, viktima mashkull është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti derisa ishte duke punuar në një ndërtesë në ndërtim ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime trupore.

Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull, i cili është pronar i kompanisë së ndërtimit i cili me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti derisa ishte duke punuar në një ndërtesë në ndërtim ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime trupore. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar-pronari i kompanisë së ndërtimit i cili me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt”, shkruhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)