Albin Kurtit i vjen paralajmërimi i rëndë për Thaçin, Ramën dhe Baton Haxhiun

  • 30 October 2019 - 12:04
Albin Kurtit i vjen paralajmërimi i rëndë për Thaçin, Ramën dhe Baton Haxhiun

“Se sa do të jenë të suksesshëm partnerët e koalicionit për ta pamundësuar këtë projekt, konkretisht z. Kurti si kryeministër, do varët se sa larg do ta mbajë nga ky proces z. Thaçi, dhe sa do t’i rezistoj influencës së kryeministrit shqiptar Edi Ramës, pasi këta dy të fundit, përfshirë edhe sejmenët e tyre siç është Baton Haxhiu, do të mundohen që përmes burimeve të tyre edhe ndërkombëtare, që në njëfarë mënyre ta neutralizojnë rrolin e z. Kurtit,” tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Përkundër faktit që tani zyrtarisht dhe praktikisht, ka përfunduar dhe është dorëzuar mandati i Federica Mogherinit si përfaqësuese e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, analist politikë kërkojnë nga krerët e shtetit të Kosovës dhe nga Qeveria në ardhje, që të mos ta marrin këtë moment të largimit të Federica Mogerinit, si moment vendimtar të ‘vdekjes’ së planit të Thaçit me Vuqiqin për ndarjen e Kosovës, pasi rreziku është potencial dhe permanent, derisa në krye të shtetit vazhdon të jetë Hashim Thaçi president.

Image
Nexhat Haziri

“Lamtumira” e përfaqësueses së lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini nga pozita të cilën e ka mbajtur deri më tani, nuk do të thotë edhe “lamtumira” e planit të ndarjes së Kosovës në emër të një marrëveshje me Serbinë gjoja si korrigjim kufijsh në mes të dy shteteve. Ky plan mund të hedhet në tavolinë kurdo që ka bashkëbisedues për të, sidomos te pala kosovare. Ajo që është më rëndësi dhe shpresëdhënës është qëndrimi politik i Qeverisë së re në ardhje dhe i z. Kurti si kryeministër, së bashku me LDK-në si partnere e VV-së në koalicionin qeveritar, të shprehur se janë kundër çdo plani që prek sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës, dhe ky qëndrim duhet të betonohet edhe në kontakte me palën amerikane dhe me Brukselin, që një gjë e tillë nuk duhet të sillet në tavolinën e bisedimeve”, tha analisti politik, Nexhat Haziri për "Kosova Sot Online” .

Më tutje, konsistenca e qeverisë së re për ta kundërshtuar planin e deritanishëm të ndërtuar nga Thaçi, Rama e Daqiq, në konsulencë me Baton Haxhiun, sipas Hazirit, varet nga distanca apo afërsia që do ta ketë Hashim Thaçi në raport me bisedimet me Serbinë. 

“Se sa do të jenë të suksesshëm partnerët e koalicionit për ta pamundësuar këtë projekt, konkretisht z. Kurti si kryeministër, do varët se sa larg do ta mbajë nga ky proces z. Thaçi, dhe sa do ti rezistoj influencës së kryeministrit shqiptar Edi Ramës, pasi këta dy të fundit, përfshirë edhe sejmenët e tyre siç është Baton Haxhiu, do të mundohen që përmes burimeve të tyre edhe ndërkombëtare, që në njëfarë mënyre ta neutralizojnë rrolin e z. Kurti në këtë proces apo duke e bërë një bashkë dyzim të përfaqësimit dhe fuqisë së z. Kurti dhe z. Thaçi në bisedime me palën serbe. Kjo do të paraqiste jo pak problem, jo vetëm për z. Kurti por edhe për Kosovën dhe rezultatin e këtyre bisedimeve që do ti zbehte gjasat që Kosova të nxirrte më të mirën nga ky proces”, përfundoi analisti, Nexhat Haziri për "Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)