KQZ vendos që të pranohen votat e fshatit Runik të Skenderajt

  • 30 October 2019 - 12:15
KQZ vendos që të pranohen votat e fshatit Runik të Skenderajt

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotme me 6 vota pro dhe 3 abstenime ka votuar rekomandimin e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve që të hyjnë në rezultatet përfundimtare votat e një vendvotimi në fshatin Runik të Skenderajt. 

Burim Ahmetaj, koordinatori në QNR gjatë raportimit në mbledhjen e KQZ-së, theksoi se këto fletëvotimet duhet të procesohen nga KQZ-ja dhe të hyjnë në rezultatet përfundimtare.

Ahmetaj tha se në dy rekomandimet nuk cenohet renditja e subjekteve politike dhe nuk ka efekt në numrin e kandidatëve të këtyre subjekteve.

KQZ ka shqyrtuar vetëm këtë pikë të rendit të ditës.

(Kosova Sot Online)