Humori i lodhtë, ja çka ndodhi mbrëmë në darkën e fundit te Mogherini

  • 30 October 2019 - 12:36
Humori i lodhtë, ja çka ndodhi mbrëmë në darkën e fundit te Mogherini

Përfaqësuesja e Lartë e BE’së, Federica Mogherini, mbrëmë në Bruksel ka mbledhur liderë te Ballkanit Perëndimor, për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit të arriturave dhe sfidave të cilat e presin këtë rajon në të ardhmen.

Mogherini ka shtruar edhe një darkë për të gjithë liderët, megjithatë aty s’ka qenë i pranishëm fare, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbase si shenjë proteste për mos hapjen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë.

Megjithatë momenti i fotografimit zyrtar, para fillimit të takimit është shoqëruar me batuta të lodhëta të presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, që  për traget kanë pasur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Teksa Thaçi po përshëndetej me Federica Mogherinin, Vuçiq në prapavijë dëgjohet duke e ngacmuar presidentin në gjuhën serbe e duke i thënë se “Mogherini ka më së shumti dëshirë të puthet me ty…”.

Më tej ka vazhduar, duke i thënë që “mos bëjë sikur nuk e di serbishten”, gjë që ka nxitur një reagim injorues të Thaçit me vetëm një buzëqeshje.

Kjo mbase nuk është hera e parë që Vuçiq ngacmon Thaçin. Të njëjtën gjë e kishte bërë edhe gjatë një konference në Bratislavë që ishte organizuar gjatë muajit korrik. 

Duke e ditur aksentin qesharak të Thaçit, Vuçiq i kishte thënë presidentit të Kosovë që në atë konferencë të flas anglisht. E më pas u kishte thënë organizatorëve që ta pyesin në shqip, meqenëse Thaçi nuk di anglisht.

Nga ky takimi mbrëmshëm në Bruksel gjithashtu është komentuar edhe fakti se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte shtrënguar duart më politikanin radikal të “Republika Srpskas”, Millorad Dodikun, të cilin e kishte injoruar kohë më parë gjatë një takimi në Tiranë në kuadër të Samitit të “Brdo Brionit” që ishte mbajtur në pranverën e këtij viti.

Kjo me gjasë ka qenë edhe darka e fundit e Mogherinit me liderët e Ballkanit Perëndimor, pasi që nga nëntori në vend të saj do të ulet ministri i Jashtëm i Spanjës, Joesep Borell, i cili do të ushtrojë detyrën e shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian.

 
Predsjednik ëukanovië na radnoj veëeri za lidere drëava Zapadnog Balkana

Predsjednik Crne Gore Milo ëukanovië doputovao je u Brisel gdje je na poziv visoke predstavnice Evropske unije za vanjske poslove i bezbjednosnu politiku Federike Mogerini, uëestvovao na radnoj veëeri za lidere drëava Zapadnog Balkana. #PredsjednikCG ë

Posted by Milo ëukanovië on Tuesday, October 29, 2019

(Kosova Sot Online)